E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkan, rritet numri i viktimave nga i ftohti

Në Bullgari janë regjistruar edhe tre viktima të reja nga i ftohti, çfarë çon në tetë numrin e të vdekurve nga acari në këtë vend.

Tre viktimat e reja janë nga qyteti Pernik, në perëndim të Bullgarisë. Dy prej tyre ishin të pastrehë, ndërsa trupi i së tretës është gjetur nga shoferi i makinës që pastron borën.

Në Poloni, si pasojë e motit të ftohtë, kanë humbur jetën gjashtë persona vetëm në 24 orët e fundit. Me këto shifra, numri i viktimave të acarit gjatë këtij muaji shkon në 53, ka njoftuar Ministria e Brendshme polake.

Vala e ftohtë ka përfshirë kontinentin evropian prej ditësh. Ukraina ka regjistruar numrin më të madh të viktimave me 131 të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›