E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet lundrimi në lumin Danub, shkak akulli

Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Serbia kanë ndaluar lundrimin e anijeve në Danub, për shkak të akullit që ka bllokuar lumin.
 

Autoritetet thonë se kushtet e motit e kanë bërë tejet të vështirë lundrimin në njërën nga rrugët kryesore ujore të Evropës.
 

Po në Ballkan, mijëra persona mbeten të shkëputur nga pjesa tjetër e botës, pasi reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe të telefonave.
 

Afro 500 persona raportohet të kenë humbur jetën në mbarë Evropën si pasojë e të ftohtit që ka përfshirë kontinentin, me temperatura deri në minus 36 gradë celsius.
 

Shumica e viktimave mësohet se janë njerëz të varfër dhe të pastrehë. Ukraina ka regjistruar numrin më të madh të viktimave me 131 të vdekur.
 

Polonia, Hungaria dhe Rumania janë gjithashtu në mesin e vendeve të goditura rëndë nga temperaturat ekstreme, me dhjetëra viktima të regjistruara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›