Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiçit

Rusia do ta mbështesë kandidaturën e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Jam i sigurt se kandidimi do të jetë i suksesshëm dhe se Jeremiç do të zgjidhet”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin.
Duke folur me doza humori, Çurkin tha se zgjedhja e kryediplomatit serb në presidencën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme “do ta trondiste organizatën”.
Dy javë më parë Serbia ka emëruar ministrin e jashtëm Jeremiç si kandidat për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ndërsa si rival ka ambasadorin e Lituanisë në OKB.
Aktualisht, kryetar i Asamblesë së Përgjithsme të Kombeve të Bashkuara është përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al-Nase.