E Diel, 1 Nëntor 2026

Borchardt: Kriza pengonstatusin kandidat, s’kaanëtarësim pa merita

GJIROKASTËR- Ambasadori gjerman, Borshard ka ripërsëritur mesazhin për një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës politike. Nga Gjirokastra ku zhvillohej konferenca me temë “Shqipëria dhe Bashkimi Europian sipas këndvështrimit gjerman” duke folur për procesin e integrimit diplomati gjerman theksoi se situata aktuale politike dhe problemet e pazgjidhura në lidhje me zgjedhjet e fundit do ta bëjnë të vështirë që Komisioni Europian ti propozojë vendeve anëtare statusin kandidat për Shqipërinë.

Abasadori gjerman theksoi se që pas dorëzimit të përgjigjeve shtesë të Pyetësorit, Komisioni Europian po punon duke dërguar ekspertë në terren që sipas tij do të kontrollojnë kriteret jo vetëm në letër por edhe në realitet.

“Rikonfirmojmë se është shumë e rëndësishme për vendin aplikant që të zbatojë kriteret e Kopenhagenit, nuk ka hyrje në Bashkimin Europian automatikisht. Nuk ka datë artificiale të përcaktuar e nuk ka zgjerim pa merita” tha Borshard.

Duke ju referuar kritereve për anëtarësim, ambasadori gjerman kujtoi se fqinjësia e mirë është një prej këtyre kushteve. Ai e vuri theksin pikërisht tek Serbia duke thënë se ky shtet duhet të gjejë një zgjedhje me Kosovën para se të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›