E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vritet methikë një 24-vjecar

ELBASAN- Një 24-vjecar është vrarë me thikë në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës ndërsa është bërë i mundur arrestimi i autorit.

Mësohet se 27 vjecari Adriatik Menallaj ka qëlluar dy herë me thikë viktimën, Vladimir Rama.

Pas sinjalizimit për ngjarjen e rëndë, policia ka shkuar në vendngjarje ku ka mësuar detajet për krimin e ndodhur.

Nga hetimet paraprake mësohet se vrasja ka ndodhur pas një grindje të castit mes të rinjve në një nga lokalet e qytetit të Elbasanit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›