E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani Perendimor te pranohet sa me shpejt ne BE

Kërkuan pjesëmarrësit në Konferencën Rajonale për Azil dhe Migrimin Ilegal të mbajtur në Ohër TIRANE - Ballkani Perëndimor nuk është strukturë kriminale dhe nuk mund t’i shkaktojë dëm Bashkimit Evropian, ndaj rajoni duhet të pranohet së shpejti në BE dhe futen në ‘listën e Shengenit’. Kështu u shprehën pjesëmarrësit në Konferencën Rajonale për Azil dhe Migrimin Ilegal të mbajtur në Ohër ku u theksuar në Ballkan jetojnë më shumë se 20 milion njerëz të cilët nuk paraqesin rrezik për stabilitetin e BE. “BE-ja për një kohë të gjatë do të shpenzojë mjete dhe kohë me shpresën që të arrijmë standarde ideale, e pastaj të na pranojë. Ky është një hap i gabuar. Evropa nuk duhet të rrezikojë dhe ndaj duhet të na pranojë. Gjendemi nën rëntgenin rigoroz dhe nëse nën një rëntgen të tillë gjendeshin disa vende që tani janë anëtare të BE-së, mendoj se do të kishte rezultate shumë më të dobëta nga ato që kemi ne”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Jusuf Kalamperoviq. “Ky nuk është projekt i përbashkët, ky është projekt individual , pasi çdo shtet punon për veten. Të gjitha shtetet kanë shkallën e ndryshme të rezultateve të arritura. Çdo vendim i BE-së është një vendim politik”, tha zëvendësministri i Jashtëm i Maqedonisë Zoran Petrov. Sipas pjesëmarrësve, problemi kryesor për integrimin e ngadaltë të vendeve të rajonit është mosbesimi që Brukseli ka ndaj Ballkanit Perëndimor. BE duhet të jetë më e vendosur, shprehen pjesëmarrësit, kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›