E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli tokohet me Avokatin e Popullit te Bullgarise

Kryetarja e Kuvendit takoi sot Ombudsman ( Avokatin e Popullit) të Bullgarisë Ganei Ganov. Në fillim të bisedës u vu theksi tek rëndësia e institucionit të ri të Obucmanit , në mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe konsolidimit të demokracisë. Kryetarja e Kuvendit tha ndër të tjera se mes parlamenteve të Shqipërisë  dhe Bullgarisë gjatë këtij mandati, ka patur një bashkëpunim shumë pozitiv. “Me Kryetarin e Asamblesë Pirinski dhe me deputetët e Asamblesë së Bullgarisë ne kemi patur marëdhënie shumë të mira. Jam ndier e nderuar kur kam mbajtur fjalim para Parlamentit tuaj”-tha ndër të tjera,  Kryetarja e Kuvendit, Ombudsmenit bullgar. Më tej, Kryetarja e Kuvendit vlerë  soi se fushata  zgjedhore po shënon një moment shumë të rëndësishëm për politikën shqiptare duke shënuar një intensitet  të jashtëzakonshëm pune dhe takimesh. Nga ana e tij Ombudsmeni bullgar vlerësoi në mënyrë të veçantë sistemin parlamentar të Shqipërisë, dhe përpjekjet për rritjen e përfaqësimit cilësor të deputetëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›