E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballkani angazhohet kundër rreziqeve asimetrike

Në këtë takim mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave tona të Armatosura, gjeneralmajori Xhemal Gjinkushi.

“Rreziqet asimetrike i kanë kapërcyer kufijtë nacionalë dhe shfaqen si një sfidë tashmë edhe për rajonin e Ballkanit...ndaj edhe reagimi në mënyrë të koordinuar në kohë dhe në nivel rajonal-në hapësirë është një kërkesë pa të cilën suksesi do të jetë i vështirë....” u shpreh gjeneralmajor Gjinkushi.

Në çështjen e dytë lidhur me bashkëpunimi  në kuadër të Arsimimit, Trajnimit dhe Stërvitjeve të përbashkëta pjesëmarrësit u përqendruan zhvillimi e kurrikulave bashkëkohore të arsimimit, por edhe të trajnimeve dhe stërvitjeve për emergjencat civile gjatë fatkeqësive natyrore dhe bashkëpunimi midis Qendrave PfP për mbështetjen e vendeve me Grupe Trajnuese të lëvizshme.

Gjithashtu, Shefat e Mbrojtjes, inkurajuan  vendet anëtare të organizojnë aktivitete të përbashkëta,  që adresojnë sfidat për Sigurinë e Energjisë, mbështetur në eksperiencat e mëparshme dhe vlerësimin e rreziqeve të zhvilluara nga N/Grupi për Rreziqet Asimetrike.   Në çeshtjen e parë për Rreziqet Asimetrike nën këndvështrimin rajonal  pjesëmarrësit paraqitën vlerësimet, komentet dhe propozime specifike. Kjo konferencë u zhvillua në Sofje, Bullgari dhe morën pjesë Shefat e Mbrojtjes të nëntë vendeve anëtare të kësaj iniciative (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Rumania).

Në mbyllje të  Konferencës,  gjeneralmajor Gjunkshi shprehu gatishmërinë e FA Shqiptare për marrjen e Sekretariatit të Iniciativës për vitin 2012-2013 dhe organizimin e takimeve koordinatore si dhe Konferencës së 7-të të Shefave të Shtabeve të Ppërgjithshëm të vendeve të Ballkanit gjatë verës 2013./Xh. Qardaku/Start/

                                                                                             2012-06-14 16:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›