E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zbutet" moratoriumi i skafeve

Kështu, Kuvendi pritet të miratojë në seancën e ardhshme ndryshimet, të cilat parashikojnë që jahtet dhe varkat me vela të mund të lundrojnë në hapësirën detare.

Propozimet janë bërë tre deputetë të mazhorancës, Osman Metalla, Lefter Koka dhe Dashamir Tahiri, pas nismës së opozitës për të shfuqizuar këtë moratorium për shkak se sipas tyre dëmton turizmin dhe përdorimin e hapësirave detare nga individët. "Nga ky moratorium të mos përfshihen mjetet që janë me vela dhe njëkohësisht jahtet. Mjetet me vela janë të pajisura me motor ndihmues, një motor që shërben për manovrimin e këtyre mjeteve brenda hapësirave portuale, ose në rast emergjence. Jahtet janë një kategori mjetesh të cilat do të dalin vetëm nga portet, jo që mund të përdoren në çdo pikë të bregut", tha Osman Metalla, deputet i PD-së.

Iniciativën e ka mirëpritur opozita, e cila duket se ia ka arritur deri diku qëllimit në këtë drejtim. "Për herë të parë pas 7 muajsh rezistence primitive nga ana e mazhorancës me akuza banale siç ishin skafo deputetët, rikthimi i Otrantos dhe trafikut, e kuptuan rëndësinë e shfuqizimit të këtij moratoriumi, gjetën kurajën për të pranuar pjesërisht propozimet e grupit parlamentar të PS. Do japim kontributin tonë që kjo zbutje ti vlejë një grupi sa më të gjerë shqiptarësh", tha deputeti socialist Artan Gaci. /Start/

                                                                                             2012-06-14 15:17
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›