E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani, bashkepunim rajonal kunder krizes

Presidentet e vendeve te Evropes juglindore, te mbledhur ne Forumin Rajonal Ekonomik ne Oher, kane vleresuar se bashkepunimi rajonal eshte i domosdoshem per te shmangur efektet qe mund te vijne nga kriza financiare boterore.

“Vendet e rajonit, ne menyre direkte ose jo do te perballen me pasojat e krizes dhe pervec angazhimeve individuale eshte i nevojshem edhe bashkepunimi rajonal”, ka deklaruar presidenti maqedonas Branko Cervenkovski.

Ndersa presidenti i Bullgarise, Gjorgji Pervanov theksoi se rajoni si prioritet kryesor duhet te kete ndertimin e rrjetit bashkekohor te infrastruktures ne energjetike, transport, etj.

Nderkohe, presidenti shqiptar Bamir Topi deklaroi se bashkepunimi rajonal ekonomik eshte strategjia qe parashikon Shqiperia per zgjidhjen e problemeve ekonomike qe jane paralajmeruar pas krizes financiare boterore.

“Vleresojme se gjeo-politika e re reale me pavaresine e Kosoves duhet te jete inkurajuese dhe te behet pjese e nismave rajonale dhe takimeve ku do te bisedohet per politikat rajonale, bashkepunimin ekonomik dhe tregtar”, ka pohuar Topi.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›