Ballkani intensifikon bashkëpunimin ushtarak dhe të shërbimit informativ
Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sig urisë diskutuan mbi mënyrat për të punuar së bashku për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar e për të parandaluar konflikte ndëretnike, në një konferencë të kohëve të fundit në Shkup. Udhëheqës të lartë ushtarakë e të shërbimeve informative nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Sllovenia, Italia e zyrtarë të NATO-s u mblodhën për takimin e tretë të Shefave të Mbrojtjes/Shërbimit Informativ të Ballkanit Perëndimor.
“Nga takimi mund të përfundoj se sistemi i sigurisë duhet të perceptohet si një organizëm i gjallë që duhet t’i përshtatet mjedisit ekzistues”, - tha për ”SETimes”, Sasho Stefanovski, sekretar i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes të Maqedonisë.
“Bashkëpunimi rajonal midis shërbimeve të ushtrisë e informative është me një rëndësi të madhe, që do të japë sisteme të përmirësuara të Ballkanit Perëndimor”, - tha ai. “Në takim, diskutimet u drejtuan ndaj bashkëpunimit të mëtejshëm, përmirësimit të atyre ekzistuese, por gjithashtu, gjetjes së mënyrave të reja për të shkëmbyer informacion midis shërbimeve.”
Blagoja Markovski, një ish-kolonel i Ushtrisë Maqedonase dhe president i OJQ-së Forumi i Sigurisë i Ballkanit, tha për ”SETimes” se konferenca si ajo në Shkup “duhet të bëhen më të zakonshme.”
Konferenca e parë e tillë u zhvillua dy vjet më parë dhe tjetra është planifikuar për në 2014.
“Çështja është se si të shkëmbehet me efektshmëri informacioni për të ndihmuar përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit e kërcënimeve kundër vendeve rajonale, por gjithashtu për të ruajtur sigurinë e shtetasve. Bashkëpunimi rajonal në sektorët e mbrojtjes, policisë e shërbimit informativ është kyçi i suksesit në luftën kundër terrorizmit e krimit”, - tha Markovski.
Aleksandar Radiç, një analist ushtarak-politik nga Beogradi dhe ish-këshilltar i qeverisë serbe, tha për ”SETimes” se ndikimi i përpjekjeve të përbashkëta është i rëndësishëm.
“Informacioni do të shkëmbehet me shpejtësi dhe do të veprojë me efektshmëri ndaj çdo problemi të mundshëm. Besoj se Ballkani duhet t’i trembet më shumë krimit të organizuar e konfliktit etnik sesa terrorizmit botëror... Krimi i organizuar dëmton të gjitha shoqëritë tona dhe është një parakusht për përhapjen e varfërisë e pakënaqësisë në vendet tashmë të varfra”, - tha Radiçi.
Ai tha se parandalimi i konfliktit etnik është një shqetësim më i rëndësishëm sesa gjuetia e terroristëve.
“E them këtë, sepse jam i sigurt se konflikte etnike të tilla mes nesh mund të shkaktojnë shumë më tepër viktima e shkatërrim, që do të llogaritej në qindra e mijëra më shumë sesa çdo veprim terrorist”, - tha Radiçi.
Shefi i Shtabit i Maqedonisë, Gjeneral Major Goranco Koteski vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes e sigurisë në rajon, veçanërisht atje ku është integruar brenda Grupit Adriatik, si një model për bashkëpunimin e përgjithshëm në të gjitha segmentet e sigurisë rajonale.
Ai iu referua bashkëpunimit brenda shërbimit informativ ushtarak lidhur me kërcënimet e sigurisë, duke theksuar se shkëmbimi i informacionit do të ndihmojë në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve kundër shteteve.
Endrju Bogdanovski, një analist i “Analytics” në Shkup, tha se nxitja e bashkëpunimit rajonal ushtarak e të sigurisë është një hap i domosdoshëm ndaj një reagimi rajonal ndaj kërcënimeve të përbashkëta dhe sinjalizon se besimi midis vendeve po rritet.
“Lidhur me këtë, vende si Maqedonia, Kroacia e Shqipëria mund të ofrojnë përvojën e tyre në kontributin në operacionet paqeruajtëse e mbrojtjen kombëtare”, - tha Bogdanoviçi për ”SETimes”.