Çfarë të kërkojmë në fushatë
Hera herës masmedia njofton për mungesën e ilaçeve për të sëmurët me tumore ose AIDS. Për vetë karakterin dramatik të këtyre sëmundjeve, ka sensibilitet nga opinioni publik. Por atlasi i jetës njerëzore është kaq i shumtë me sëmundje, dhe fatkeqësisht shoqëria jonë është bërë pothuajse e pandjeshme ndaj tyre. Jetojmë përditë pranë tyre dhe tashmë jemi mësuar me dhimbjen, sa nuk na bën më përshtypje.
Shumë prej nesh e kanë dëgjuar sëmundjen e reumatizmës, por pak e kanë idenë se çfarë vuajtje është ajo. Të gjithë kujtojmë se është vetëm ajo dhimbja e lehtë që të lëpin kockat në mëngjes, shpeshherë pas moshës 50-vjeçare. Në të vërtetë, nuk është ajo. Është sëmundje që fillon me dhimbje supi dhe përfundon në invaliditet total. Sipas të dhënave të Shoqatës së të Sëmurëve me Reumatizëm të Italisë, 0,5 % e popullsisë vuan nga kjo sëmundje. Dhe ndryshe nga sa besohet, prek më shumë moshat e reja, duke filluar nga foshnjat, adoleshentët e më tej. Në bazë të kësaj përqindjeje përhapjeje të sëmundjes, meqenëse në Shqipëri nuk ka statistika, i takon që 15 mijë shqiptarë të vuajnë nga kjo sëmundje. Pra, janë ndoshta 15 herë më shumë se të sëmurët me AIDS, por pakkush kujtohet për dhimbjet e tyre. Dhe më e keqja shtesë për reumatikët është se ilaçet e tyre janë të parimbursueshme. Me një faturë që është e papërballueshme dhe ku spekulantët bëjnë kërdinë.
Një llogari e thjeshtë. Ilaçet e brezit të dytë të kurimit të reumatizmës (për të qenë më të saktë, për mbajtjen nën kontroll të saj, pasi është e pashërueshme), për një muaj, kushtojnë 17.000 lekë të reja. Thënë ndryshe, janë sa të ardhurat mujore të një pensionisti. Në Italinë fqinje, kushtojnë në tregun e lirë vetëm 8.000 lekë të reja. Ndërsa me recetë mjekësore, vetëm 2.000 lekë. Shifrat tregojnë pakujdesinë dhe papërgjegjshmërinë e shtetit dhe kriminalitetin e depove farmaceutike private.
Janë edhe ilaçet e brezit të tretë, ose të quajtura ndryshe “biologjikë”, të cilat nuk kanë efekte anësore. Në Perëndim kurimi me to kushton diçka ndërmjet 12.000 deri 20.000 euro në vit. Janë të gjitha të rimbursueshme nga shteti. Dhe megjithëse Italia dhe Greqia janë në krizë, këto ilaçe janë në skemat e rimbursimit, pasi për moshat e mëdha, ose për ata që kanë një kohë të gjatë që kurohen me ilaçet e brezit të dytë, kanë efekte të mëdha anësore.
Le të shqyrtojmë një sëmundje tjetër të përhapur në popullsi. Është diabeti. Në bazë të statistikave, 4-5% e popullsisë, ose thënë ndryshe 150 mijë shqiptarë vuajnë nga kjo sëmundje. Prek kryesisht fashën mbi 60 vjeç të popullsisë, është e pashërueshme dhe duhet mbajtur nën kontroll, që bëhet nëpërmjet një aparati që blihet në farmaci dhe për realizimin e matjeve duhen disa fisha letre, që kushtojnë 50 lekë të reja copa. Dhe meqenëse një diabetik duhet ta bëjë minimalisht dy herë në ditë matjen, i takon të shpenzojë jo më pak se 3.000 lekë në muaj. Është një e pesta e pensionit të tij. Ndërsa në Perëndim janë me recetë mjekësore.
Duhet vënë në pah edhe një diferencë e madhe e shtetit tonë me Perëndimin, të cilin mjeku ynë kryeministër ka ca kohë që pretendon se e ka arritur: Në Perëndim, për gratë mbi 65 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç të gjitha ilaçet janë FALAS.
Por nuk është vetëm faji i doktorit - kryeministër. Së pari është faji i pensionistëve. Kam asistuar në një skenë në një farmaci të Milanos, ku një burrë rreth të tetëdhjetave desh ndezi revolucion me ulërima dhe grushte banakut, vetëm pse donte fisha diabeti dhe farmacisti po i lutej që minimalisht të shikonte kartën e tij shëndetësore, një tip kartoni si karta jonë e identitetit, për të marrë të dhënat, të cilën pacienti e kishte harruar në shtëpi. “Vrasës”, “kriminelë”, “hajdutë” ishin epitetet më të lehta që lëshonte në drejtim të farmacistëve, të cilët në fund, duke parë zjarrin e tij që sa vinte dhe rritej dhe klientët e tjerë që iu bashkuan plakut në sharjet e tij, i dhanë një kuti. Në Shqipëri prindërit tanë të urtë, rrinë si pulat. Nuk masin diabetin, se nuk iu dalin lekët e pensionit dhe i shkaktojnë vetes sëmundje të tjera që sjell si pasojë luhatja e sheqerit në gjak. Durojnë dhimbjet e roumatizmës, duke thënë se ky qe fati i tyre. Por është faji ynë, që në vend se t’iu shkulim politikanëve dhëmballën e shëndoshë, preferojmë të gjejmë shpëtimin secili për vete. Në vend se të kërkojmë që të përmirësohet shërbimi shëndetësor, kush ka mundësi ikën jashtë, dhe kush nuk ka pret vdekjen si një fatalitet dhe jo si një fund jete, i cili duhet të vijë sa më vonë dhe sa më me dinjitet.
Tashmë jemi në fushatë elektorale. Do të ishte mirë që një votues, përpara se të shikonte thesin me miell apo vendin e punës që do t’i ofrojnë në shkëmbim të votës; përpara se të dëgjojë fjalimet e ngjirura apo çingiet, të dëgjonte sa do bënin politikanët për mjekësinë dhe jo dënglat demagogjike që tjerrin në fushatë. Të vlerësonte premtimet konkrete për sëmundjet dhe shërbimet që do ofroheshin. Pasi një ditë, pa dallim feje, krahine dhe ideje, do jemi pacientë. Dhe kur je përballë vdekjes, pendohesh që gjëra kaq të rëndësishme si jeta, ua ke lënë në dorë personazheve si Tritan Shehu, Petrit Vasili apo Vangjel Tavo. Por atëherë është vonë.