Mavraj: Tifozët kuqezi, "arma" kundër Norvegjisë
Mërgim Mavraj e di shumë mirë se qëndrimi në Bundesligën 2 do të thotë një hap prapa në karrierë, në kulmin e moshës së tij. Por mendja e tij tani është te ndeshja Shqipëri-Norvegji, ku kuqezinjtë do të kenë mungesa të rëndësishme. Sipas mbroj-tësit 26-vjeçar, që dy ditë pas ndeshjes do të festojë 27-vjetorin, gjithçka është e mundur dhe nuk e sheh të pamundur fitoren, kur thotë: "Jam si natyrë optimist, besoj te grupi, edhe pse kemi disa mungesa të rëndësishme. Por Shqipëria do të dijë të tregojë vlerat, ashtu siç ka bërë deri tani. Tifozët do të jenë arma më shumë. Një 'Qemal Stafa' i mbushur do të trembë Norvegjinë, jua siguroj për këtë".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)