De Biazi: Kombëtares t'i heqim presionin!
Emocionet e ndeshjes Shqipëri-Norvegji kanë nisur zyrtarisht dje me daljen në një konferencë shtypi të trajnerit të kombëtares, Xhani De Biazi, që nis kështu përgatitjet për takimin kualifikues të 7 qershorit. Nëse ndihmësit e tij kanë zbritur në terren prej disa ditësh me pak lojtarë (në ambientet e resortit "Tropikal" në Durrës, ku prej datës 23 maj janë stërvitur rregullisht Jurgen Gjasula, Tefik Osmani, Renato Arapi, Sabien Lilaj dhe Edgar Çani), ai e ka nisur misionin "Norvegji" në mjediset e FSHF-së, ku ka zbardhur edhe emrat e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen më kyçe të kësaj fushate kualifikuese. Ajo që bie në sy në listën e italianit të pankinës kuqezi ka të bëjë me faktin se në të bëjnë pjesë vetëm 18 futbollistë, prej të cilëve 2 janë debutues me kombëtaren: Jurgen Gjasula dhe Azdren Llullaku. Ndërsa ka edhe një rikthim, siç është Admir Teli.
3 QERSHORI
Nga sa tha vetë De Biazi, listës në fjalë pritet t'i shtohen edhe emra të tjerë të rinj më 3 qershor, kur dhe do të kompletohet grupi edhe me 8 lojtarë në stërvitjet dhe grumbullimin disaditor që ka startuar në Durrës. Në këtë pjesë të dytë të listës bëjnë pjesë lojtarë si Ergys Kaçe, Vullnet Basha dhe Amir Abrashi. Për këta dy të fundit nuk mund të flitet me siguri se mund të luajnë ndaj Norvegjisë, për shkak se janë në pritje të hapjes së dritës jeshile nga FIFA për të luajtur me Shqipërinë, pasi më herët kanë provuar të veshin fanellën e Shpresës së Zvicrës. Po ashtu, për shkak të dokumentacionit që nuk është ende i plotë, në listën paraprake mungon edhe mesfushori i Valadolidit, Valdet Rama.
STRATEGJIA
De Biazi do të ketë në konsideratë lojtarët më në formë për ta kaluar me sukses Norvegjinë. Ai ka përsëritur se ka nën vëzhgim rreth 40 lojtarë, nga të cilët do të përzgjedhë në bazë të formës me klubet e tyre më të mirët, në funksion të llojit të ndeshjes dhe kundërshtarit. "Për nde-shjen me Norvegjinë kam afruar ata lojtarë që janë në formën më të mirë fizike, kur dihet se jemi në fund të kampionateve dhe lodhja e një gare të gjatë ka bërë të vetën. Po ashtu, në për-zgjedhjen e lojtarëve marr parasysh edhe ato karakteristika që duhen te skuadra për ta përballuar kundërshtarin. Në lidhje me formacionin që do të paraqesim në fushën e lojës më 7 qershor, duke ditur se kemi disa mungesa të rëndësishme titullarësh, nuk mund të flas tani. Gjithçka do ta vendos pasi t'i shoh lojtarët në fushë, në seancat stërvitore që do të zhvillojmë", - ka nënvizuar trajneri i kombëtares.
RINOVIMI
Trajneri italian kërkon të qëndrojë me këmbët në tokë, të frenojë euforinë e lojtarëve, por edhe të tifozëve, sepse kjo sfidë duhet marrë shtruar e me shumë përqendrim. "Ndeshja me Norvegjinë në Tiranë është mjaft e rëndësishme, por jo thelbësore për ecurinë tonë. Duhet të përgatitemi pa presion, të jemi të qetë dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë, nga unë si trajner e deri te tifozët. Norvegjia do të jetë më e motivuar në kthim, pas humbjes në Oslo. Nuk është koha për të menduar për rinovimin tim, pasi në derë është Norvegjia. Do ta vlerësoj ofertën, me ta marrë një të tillë nga FSHF-ja, pastaj do të shprehem mbi të", - ka përfunduar tek-niku i pankinës së Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)