Ballkani jashtë BE’së “bombë e kurdisur”

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 13:04
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg, angazhohet për anëtarësimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).
Në një intervistë dhënë gazetës vjeneze “Prese”, Schwarzenberg ka thënë se këto vende duhet të pranohen në BE menjëherë pas Kroacisë, pasi mbajtja e tyre jashtë përbën rrezik për mbarë Evropën.
Ai ka thënë se Ballkani është “bombë e kurdisur” derisa të jetë jashtë BE-së, bën të ditur QIK-u.
“Ballkani nuk do të paqësohet derisa të bëjmë që kufijtë të jenë të parëndësishëm. Kjo është e mundur vetëm në BE. Përveç kësaj, me shkallën e atjeshme të papunësisë prej 60 për qind krijojmë vetëm trazira sociale”, ka thënë shefi i diplomacisë çeke.