Afrika frikëson Serbinë

Serbia ka filluar të shqetësohet për tri njohjet që i erdhën Kosovës nga vendet afrikane javën e fundit.
Profesori i shkencave politike dhe ish diplomati serb, Cedomir Strbac në një intervistë për agjencinë e lajmeve BETA ka thënë se për tri ditë Kosova ka marrë tri njohje nga vendet e afrikane, të cilat vende nuk bën të nënvlerësohen sepse kanë ndikim edhe tek fqinjët e tyre.
Strbac i tha BETA’s se Serbia pa dyshim e ka si prioritet ndalimin e valës së njohjeve të Kosovës nga kontinenti afrikan, edhe pse këto vende nuk janë faktor vendimmarrës ndërkombëtarë por mund ta përmirësojnë pozitën e pavarësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtar.
“Influenca e tyre nuk duhet të neglizhohet megjithatë sepse një numër i diplomatëve të njohur nga vendet afrikane janë në struktura të organizatave ndërkombëtarë, si në Kombet e Bashkuara dhe në Unionin Afrikan. Çdo vazhdimësi e njohjeve mund të këtë impak negativ në këto struktura dhe dobësojnë Serbinë”, tha Strbac.
Ai tha se njohet e reja të Kosovës nga vendet Afrikanë përfshinë edhe vende që kanë një influencë thelbësorë në kontinentin e tyre, edhe pse mund të jenë në presionin e SHBA’ve dhe BE të cilët insistojnë të njihet Kosovë që nga shpallja e pavarësisë së saj me 2008.