Prishtina po i bën “bisht” marrëveshjes

Ministri i ashtuquajtur serb për Kosovën, Goran Bogdanovic ka thënë se Prishtina është duke i bërë bisht marrëveshjes së arritur në mes të tyre, pasi që nuk po i lënë serbët të hynë me autobus në Kosovë.
Bogdanovic, i ka thënë agjencisë së lajmeve Tanjug se kthimi i mbrapshtë i autobusëve nga kufijtë administrativë paraqet “një shkelje drastike të marrëveshjeve që të dy palët i kishin arritur më parë në Bruksel, e që ndërlidheshin me lirinë e lëvizjes”.
“Kjo është një lëvizje jashtëzakonisht e rrezikshme e Prishtinës e cila po i bën bisht të gjitha marrëveshjeve që kemi arritur më parë”, citohet të këtë thënë shefi i negociatave për Serbinë me Kosovën, Borislav Stefanovic.
Ministri i ashtuquajtur për Kosovën, po ashtu ka theksuar faktin se “BE dhe Kombet e Bashkuara kanë qëndruar të heshtura rreth këtyre veprimeve të Prishtinës që për Serbinë janë shqetësime”, dhe qeveria serbe është në kontakt me të gjitha këto institucione por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje prej tyre.
“Nëse Serbia e ka bërë një gjë të këtillë, atëherë duhet të këtë një kundërpërgjigje për këtë – nga organizmat ndërkombëtarë - nga SHBA dhe BE”, ka thënë Bogdanovic, duke shtuar se pala shqiptare merr vendime me ndihmën e komunitetit ndërkombëtare, edhe pse ka një kontrollim të ashpër të kufijve të tyre kohëve të fundit.
Shefi i negociatave të Beogradit e ka cilësuar këtë lëvizje të Prishtinës si “shkatërruese”.
Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga KB dhe Ber që të mbrojë marrëveshjen për lëvizje të lirë të Prishtinës për shkak se është duke e penguar atë.