Krimineli Mladic operohet në Hagë

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 12:55
I akuzuari i Hagës për krime lufte, Ratko Mladic, është operuar të mërkurën nga bruhi në një spital holandez.
Sipas njoftimeve, gjendja e Mladic është e mirë derisa ai pas operacionit ka kontaktuar familjen.
Tribunali i Hagës ka mohuar që i akuzuari ta ketë lëshuar kompleksin e Scheveningenit, duke lënë të hapur mundësinë që ndërhyrja kirurgjike të jetë kryer brenda burgut.
“Raportimet se Mladic është në spitalin Bronovo - janë të pasakta. Mund të konfirmoj se ai nuk e ka lëshuar kompleksin e Scheveningenit. Sido që të jetë, në pajtim me rregullat e Tribunalit nuk jam në gjendje të zbuloj detaje për opinionin që kanë të bëjnë me shëndetin e cilitdo të akuzuar”, ka thënë Zëdhënësja e Tribunalit, Nerma Jelacic.