Ballkani mbetet një nga prioritetet e Obamas

Ballkani Perëndimor është në krye të listës së prioriteteve të presidentit amerikan, Barack Obama, ka deklaruar ndihmësi-sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker.
Në intervistën dhënë gazetës sarajevase, Dnevni Avaz, deklaroi se SHBA-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët evropianë në lidhje me të gjitha çështjet, të cilat kanë të bëjnë me Ballkanin.
“SHBA beson se ardhmëria është në integrimet evropiane dhe evro-atlantike, me ç’rast asnjë shtet, i cili zgjedh rrugën e integrimeve, nuk duhet të lihet anash”, tha Reeker.
Ai më tutje shtoi se për këtë arsye, Ballkani Perëndimor ka një ardhmëri të ndritshme.