Ballkani ne 2008-en
Tim Judah
10 dhjetori, afati i vendosur nga Kombet e Bashkuara per perfundimin e bisedimeve shqiptaro-serbe, erdhi e shkoi. Ne te njejten kohe nje numer i madh gazetaresh te huaj zbriten ne krahinen shqiptare ne rajonin e Ballkanit, me parashikime te tmerrshme. Shume prej tyre dolen ne perfundimin se rajoni do te perballet me nje lufte te re. Por ndryshe nga ata, do te argumentoja se ky rajon i injoruar qe prej vitit 1999, tashme ka ndryshuar. Te gjithe e dime, se evenimenti kyc per Ballkanin ne muajt e ardhshem, do te jete pikerisht shpallja e pavaresise se Kosoves dhe njohja e saj si nje shtet i pavarur nga pjesa me e madhe e vendeve anetare te BE-se, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dhe vendet myslimane neper bote. Por pyetja kyce qe shtrohet per pjesen tjeter te rajonit, eshte se si do te menaxhohet i gjithe ky proces. Pika me delikate e kesaj situate eshte pikerisht ne veri te Kosoves, aty ku serbet vazhdojne te jetojne de fakto si te ishin pjese e Serbise. Ndaj shume pyetje lindin. Kush do te kontrolloje pikat kufitare ne veri te krahines? A do te nderpresin serbet furnizimin me uje nga Gazivoda per pjesen tjeter te Kosoves? Etj.
Pjesa tjeter e ceshtjes i takon enklavave serbe. A do te vazhdojne ato te veprojne si ishuj serbe te rrethuar nga deti shqiptar. Ceshtja per te cilen eshte folur me pak, eshte ajo e parave. Shume serbe te Kosoves vazhdojne te mbijetojne fale rrogave qe Beogradi i paguan sherbyesve te tij civil, pjesa me e madhe prej tyre ne baze te puneve fiktive. Pra me pak fjale, ata paguhen per te qendruar ne Kosove. Nese keta njerez jane te sigurt dhe do te vazhdojne te marrin rrogat, padyshim qe do te qendrojne. Nese jo ata do te largohen, heret ose vone. Nga ana tjeter Serbia ka deklaruar se do te vendos nje bllokade ekonomike nese Kosova shpall pavaresine e njeanshme. Por kjo gje duket se ka pak gjasa qe te realizohet. Serbia eksporton mallra me vlere rreth 200 milion euro ne Kosovoe cdo vit, ndersa Kosova nuk eksporton asgje ne Serbi. Keshtu nese Kosova nuk do te kete mundesi per te marre te mira nga Serbia, atehere kontrabanda do te lulezoje nga Mali i Zi dhe Maqedonia. Por do te jene serbet e Kosoves ata qe do te vuajne me se shumti prej kesaj bllokade, pasi cmimet do te rriten. Shqiptaret do te sigurojne padyshim importin nga vende te tjera dhe bllokada serbe, do te nxise zyrtaret e Shqiperise qe te ndertojne sa me shpejt rrugen qe do te lidhe Kosoven me portin e Durresit. Vec kesaj politikanet shqiptare te Kosoves do te fajesojne Serbine, dhe keshtu do te perfitojne nga ndihma e misionit europian dhe nga e ashtuquajtura Zyra Nderkombetare Civile. Pra e ardhmja e Serbise ne dekaden e ardhshme do te varet nga menyra se si ajo do te reagoje ndaj humbjes se Kosoves. Ceshtja me e rendesishme politike ne 2008-en do te jete pikerisht nese Beogradi do te ece drejt Bashkimit Europian, apo do te vazhdoje perpjekjet e kota per te mbajtur Kosoven si nje pjese te pandashme te Serbise, edhe me cmimin e humbjes se anetaresimit ne BE. Por Serbia mund te vendose sidoqofte, qe te mos nenshkruaje marrveshjen e stabilizim-asocimit, sic dhe ka lene te kuptohet shpesh kryeministri serb Voisllav Koshtunica, i cili e konsideron ofenduese oferten e BE-se per anetaresim ne kembim te heqjes dore nga Kosova. Ndryshe nga ai, presidenti pro perendimor Boris Tadic, nuk ka zgjedhje tjeter vecse te ndjeke integrimin europian. Por ai mund te perballet nga kundershtimi i Koshtunices, dhe i radikaleve. Kjo pasi aktori i trete, ne menaxhimin e situates se Kosoves nga ana e Serbise, eshte pikerisht Tomisllav Nikolic, kryetari aktual i partise radikale serbe, i cili ka pak mundesi te fitoje zgjedhjet presidenciale te 20 janarit. Keshtu pyetja shtrohet nese, nen tensionin e ceshtjes se Kosoves, qeveria aktuale rrezohet dhe Koshtunica hyn ne nje koalicion me radikalet, atehere si do te jete reagimi i serbeve. Ne menyre ironike, nese Serbia vazhdon te luftoje per Kosoven dhe largohet nga rruga europiane, do te jene pikerisht fqinjet e saj ballkanike qe do te perfitojne me shume. Duket se BE, eshte me e gatshme te ndihmoje ne pershpejtimin e procesit te anetaresimit te Bosnies, Malit te Zi dhe Maqedonise, ne menyre qe ti largoje ato nga destabiliteti qe buron nga Serbia. E njejta gje do te vleje edhe per NATO-n, dhe ne kete rast do te jete e veshtire per Greqine qe te justifikoje veton e saj per Maqedonine ne samitin e prillit ne Bukuresht, ku dhe Shqiperia me Kroacine pritet te marrin ftesen e anetaresimit ne Aleance. Bullgarise iu deshen 14 vjet per tu anetaresuar ne BE, qe pasi nenshkroi marreveshjen fillestare, nese Serbia dhe Bosnia ecin me te njejten shpejtesi, atehere ato do te jene anetare te bllokut ne vitin 2022. Qe te dyja mund te ecnin shume me shpejt, nese nuk do te mungonte vullneti politik i lidershipit te ketyre vendeve. Nese jo, izolimi i tyre duket tashme ne horizont.