E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inflacioni i dhjetorit me mates te ri

Dorina Azo
Treguesi i indeksit te cmimeve te mallrave te konsumit dhe te sherbimeve (ICK) per here te pare do te jete perfaqesues ne nivel prefekture dhe fshatrash pasi edhe ne fshatra tregtohen e konsumohen mallra edhe sherbime te ndryshme jetesore. Instituti i Statistikave ka prezantuar shporten e re te mallrave dhe sherbimeve mbi bazen e se ciles llogaritet indeksi ne fjale dhe perqindja e treguesit te pergjithshem te nivelit te cmimeve (inflacionit) , duke ndryshuar strukturen e mallrave dhe te sherbimeve. Me keto ndryshime do te llogaritet me drejte e me sakte indeksi i cmimeve te mallrave te konsumit dhe te sherbimeve cka do te sjelle edhe nje llogaritje me reale dhe me te sakte te vleres se inflacionit. Shporta e re e artikujve permban 272 artikuj nga 266 artikuj qe kishte shporta e meparshme e llogaritur qe ne vitin 2000. Ne shporten e re jane shtuar 24 artikuj te rinj dhe jane hequr 9 artikuj nga shporta e vjeter. Nderkaq ne matesin e ri te inflacionit, do te ulen shpenzimit e familjeve per konsum ushqimor dhe per pije dhe duhan. Ne shporten e vitit 2001 shpenzimet e familjeve shqiptare zinin 42.6 per qind me shporten e re ato do te zene 39 per qind. Nga ana tjeter do te rriten shpenzimet per grupet e tjera si sherbimi celular, argetim, veshje dhe sherbimi shendetesor tregues i rritjes se mireqenies se shqiptareve. Po ashtu do te ulen shpenzimet per grupin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›