Jaupllari Po shkelet ligjin per sherbimin farmaceutik
Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve i eshte drejtuar Komisionit Parlamentar me ankesat ndaj dikasterit te Shendetesise. Per QKL-ne kemi bere padi ne prokurori
Ministria e Shendetesise nuk ka zbatuar ligjin per barnat dhe sherbimin farmaceutik dhe licencon farmacite jashte kritereve. Keto jane disa nga ankesat e Presidentit te Urdhrit te Farmacisteve Arjan Jaupllari ndaj dikasterit te Shendetesise dhe institucioneve ne varesi te tij.
Madje ky dikaster ka paditur ne prokurori Qendren Kombetare te Licencimit per veprimet arbitrare qe ka marre ne sherbimin farmaceutik. Ankesa eshte nje leter e hapur e Urdhrit te Farmacisteve drejtuar Komisionit Parlamentar te Shendetesise. Ne leter shpjegohen te gjitha shkeljet qe po behen ne tregun farmaceutik.
Largesia
Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve Jaupllari pohon se me dikasterin e Shendetesise kane perplasje sa per zbatimin e pikes 2 te nenit 30 te ligjit Per barnat dhe sherbimin farmaceutik ku shprehimisht thuhet farmacite hapen ne zonat urbane ne nje largesi 100-150 metra ne varesi te dendesise se popullsise nje per cdo tre mije banore vertetoi se kush ka te drejte.
Ditet e fundit sipas Jaupllarit eshte zbardhur VKM-ja nr. 497 date 30.06.2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin 9323 date 25.11.2004 Per barnat dhe sherbimin farmaceutik te ndryshuar. Ne fund te ketij projektligji eshte shtuar nje nen 4 ku shprehimisht thuhet Pika 2 e nenit 30 shfuqizohet.
Ministra e Shendetesise ka kaluar plot nje vit me deklarata se eshte shfuqizuar kriteri i largesise per hapjen e farmacive kurse ne relacionin e sotem thone Parashikohet shfuqizimi i pikes 2 te nenit 30 te ligjit ekzistues i cili deri dje per ta nuk ekzistonte - pohon Jaupllari duke theksuar se ne kete menyre jane dezinformuar farmacistet se ky nen eshte shfuqizuar duke iu bere thirrje te anashkalojne dhe Urdhrin e Farmacisteve per problemin e licencimit.
Licencimi
Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve Arjan Jaupllari pohon se Ministria e Shendetesise ka koordinuar me Qendren Kombetare te Licencimit qe te mos e njohin si kriter licencimi Certifikaten e Anetaresimit te leshuar nga Urdhri.
Kjo ministri ka krijuar nje amulli te plote ne sherbimin farmaceutik si dhe kontradikta midis farmacisteve zbatues te ligjit dhe shkelesve te tij.
Ministria ka nderprere cdo lloj bashkepunimi me Urdhrin e Farmacisteve - pohon Jaupllari. Nderkohe ai thekson se Qendra Kombetare e Licencimit ka licencuar farmaci ne kundershtim me ligjin.
Ka licencuar farmaci pa farmaciste dhe pa Certifikate Anetaresimi nga Urdhri i Farmacisteve. Ka marre kompetencen e UFSH qe verteton pervojen dyvjecare ne pune te farmacistit drejtues teknik - pohon Jaupllari duke shtuar se ka dezinformuar farmacistet dhe opinionin publik se distanca nuk ekziston me farmaci mund te hapni sa si dhe ku te doni mos u paraqitni fare tek Urdhri i Farmacisteve.
Sipas tij kjo qender eshte pergjegjese per masakrimin e sherbimit farmaceutik dhe eshte paditur ne prokurori nga Urdhri i Farmacisteve. Pergjegjesia e perbashket dhe e mirekoordinuar midis ketyre institucioneve per moszbatimin e ligjit ka cuar ne nje corganizim te organizuar te sherbimit farmaceutik - pohon Jaupllari.
Nderkohe ai thekson se kane besimin se argumentet e sipercituara do te merren ne konsiderate nga Komisioni Parlamentar i Shendetesise per mos shfuqizimin e pikes 2 te nenit 30 te Ligjit nr. 9323 date 25.11.2004 Per barnat dhe sherbimin farmaceutik.
H. Stepic CEE Charity dhe Caritas ndertojne qendren ditore te kujdesit per njerezit me aftesi te kufizuara ne Shqiperi.
H. Stepic CEE Charity eshte themeluar ne vitin 2007 nga Dr. Herbert Stepic Drejtor i Pergjithshem i International Bank-Holding AG dhe zevendes drejtues i bordit drejtues te Raiffeisen Zentralbank Austria AG. Organizata mbeshtet femijet te rinjte dhe femrat e reja ne rajonet me problem te CEE.
Njerezit me aftesi te kufizuara jane vecanerisht nje sfide per Shqiperine sepse jane shume pak qendrat e kujdesit te drejtuara nga shteti. Varferia dhe mundesite e pakta per te ardhmen jane nje situate e perbashket ne jetet e tyre. 12.5 e njerezve ne Shqiperi jetojne poshte limitit te varferise.
Rreth 80 e te rinjve me paaftesi mendore nuk shkojne asnjehere ne shkolle. Kryesisht ne zonat rurale te Shqiperise varferia eshte nje situate e zakonshme. Gjithashtu ne Arrameras nje qyteze rreth 20 km larg Tiranes ka shume njerez te varfer.
Papunesia eshte nje nga problemet me te medha ketu. Aty ka padyshim nje nevoje per zhvillim ekonomik por gjithashtu ne zonen e edukimit dhe ne kujdesin e femijeve ka nevoje per permiresime. Me kete qender e cila eshte hapur sot ne duam te kontribuojme ne permiresimin e kushteve per femijet dhe te rinjte tha Herbert Stepic themelues i Charity.
Ne jemi te lumtur qe Z. H.Stepic CEE Charity dhe Z.Julius Eberhardt financuan rinovimin e qendres ditore te kujdesit ne menyre qe te jete e pershtatshme per njerezit me aftesi te kufizuar dhe qe bene te mundur implementimin e ketij projekti shprehu mirenjohjen e tij Z.Franz Kuberl Presidenti i Caritas. Fale angazhimit te tyre kushtet e jeteses per te rinjte me aftesi te kufizuara mund te permiresohen shume dhe kjo ju jep atyre nje jete me cilesore. Faleminderit Shume
Ne menyre qe te rrisim perspektiven e ardhshme per njerezit me aftesi te kufizuar H.Stepic CEE Charity se bashku me Julius Eberhardt Palais Fanto dhe Caritas rinovuan nje ish ambulance ne Arrameras dhe e kthyen ne nje qender ditore kujdesi per te rinjte me paaftesi fizike dhe mendore.
Ceremonia zyrtare e hapjes u be me 13 Shtator. H. Stepic CEE Charity u perfaqesua nga Z. Alexander Zsolnai Anetar i Bordit drejtues dhe Zevendes Drejtor i caktuar i bordit drejtues Raiffeisen Bank Albania. Ne qender 35 njerez te moshave 8 deri ne 25 vjec do te marrin terapi individuale trajtim fizioterapie dhe edukim.
Per shembull femijet te cilet nuk kane asnje mundesi te shkojne ne shkolle jane trajnuar nga dy mesues profesional. Per trajnime me te perparuara eshte caktuar nje grup pune special per njerezit me aftesi te kufizuar. Gjithashtu eshte edhe sherbimi i transportit i cili sjell vajzat dhe djemte ne shkolle dhe me pas i merr ata mbrapsht.
Qendra e re e kujdesit ditor ju lejon te rinjve me aftesi te kufizuara te organizojne diten e tyre ne menyre te vlefshme per te vendosur dhe per te mbajtur kontakte shoqerore. Objektivi i projektit eshte qe te krijoje sa me shume pavaresi per njerezit me aftesi te kufizuar dhe te mbeshtese zhvillimin e tyre.