Berisha i propozon Topit ndryshimin e tre ministrave

A do te ndryshojne prioritetet e Qeverise ne rastin kur posti i zv.kryeministrit bashkohet me postin e ministrit te Ekonomise dhe jo atij te ministrit te Jashtem
Te jeni te sigurt se ministria e Ekonomise ka me shume detyrime se shume ministri te tjera se bashku ne drejtim te procesit te integrimit evropian te vendit.
Kryeministri liron nga detyra zyrtaret e larte te ministrive Meta ma propozoi kete levizje gjashte muaj me pare
TIRAN - Shkarkimi deri diku i perfolur prej ditesh i ministrit Prifti nga ana e kryesise se LSI-se ka gjetur konsensusin e menjehershem te kryeministrit Berisha. Ne momentin e shkarkimit ai nuk ndodhej ne zyre por prape ka gjetur kohe te organizoje nje minikonference per shtyp dhe te pohoje se e miraton kete vendim. Dhe sapo ka shkelur kembe ne zyre ai ka firmosur propozimet per shkarkimin e ministrave Prifti e Meta dhe te zv.ministrit Haxhinasto si dhe emerimin e dy ministrave te rinj.
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka propozuar diten e djeshme lirimin nga detyra te ministrit te Jashtem Ilir Meta te ministrit te Energjetikes Prifti dhe te zevendesministrit te Transporteve Edmond Haxhinasto. Propozimi eshte bere i ditur pasditen e djeshme nga zedhenesja e kryeministrit Erla Mehilli e cila sqaroi se ky hap ndermerrej ne perputhje me propozimet zyrtare te Levizjes Socialiste per Integrim.
Por Berisha dje zbuloi edhe nje sekret qe Ilir Meta ia kishte kerkuar kete gje gjashte muaj me pare por vendimi ishte shtyre per shkak te angazhimeve te diplomacise.
Shkarkimi
Kryeministri Sali Berisha ne perputhje me propozimet zyrtare te Levizjes Socialiste per Integrim i propozoi Presidentit te Republikes 1 Lirimin nga detyra te Ministrit te Jashtem zotit Ilir Meta dhe emerimin e zotit Meta ne detyren e Zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ne qeveri. 2 Lirimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra e Zevendesministrit te Puneve Publike dhe Transportit dhe emerimin e tij ne detyren e Ministrit te Jashtem.
3 Lirimin nga detyra te Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes zotit Dritan Prifti - njoftoi Erla Mehilli zedhenese e kryeministri. Ajo tha gjithashtu se kryeministri Berisha falenderon zotin Meta per kontributin e tij te vyer ne drejtimin e suksesshem te Ministrise se Jashtme dhe diplomacise shqiptare si dhe falenderon zotin Prifti per kontributin e tij te cmuar ne udheheqjen e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe reformave te rendesishme te ndermarra ne kete fushe.
Berisha
Kreu i ekzekutivit ka sqaruar paraditen e djeshme se gjashte muaj me pare zoti Meta kishte shtruar kerkesen qe te konsiderohej largimi i tij nga detyra e Ministrit te Jashtem. Une i kerkova ne ate kohe zotit Meta qe meqenese axhenda e jashtme ishte jashtezakonisht e rendesishme dhe eshte e rendesishme te ndiqej axhenda dhe ne nje moment te caktuar te rikonsiderohej kjo kerkese.
Zoti Meta pas miratimit te rezolutes ne OKB per Kosoven dhe udhetimit te tij te suksesshem ne Ameriken Latine me njoftoi se koha tanime ishte e domosdoshme per te - sqaroi Berisha. Ai shprehu qendrimin se ka pasur bashkepunim te shkelqyer me secilin nga ministrat e LSI-se. Sipas tij kjo eshte e verteta dhe ka vleresimin me pozitiv per kontributin e secilit prej tyre.
Kryeministri garantoi se reformat ne fushen e ekonomise me zotin Prifti kane ecur me ritmet me te larta. Bashkepunimi im me zotin Prifti dhe ekipin e tij ka qene nje bashkepunim shume pozitiv dhe meriton mirenjohje te plote nga ana ime. I tille eshte bashkepunimi edhe me Ministrin e Shendetesise ku se bashku kemi marre reformat me te thella ne sistemin e shendetesise.
Duke theksuar keto natyrisht eshte ne tagrin ne te drejten e seciles force politike ne koalicion me Partine Demokratike te perfaqesoje kompozimin e perfaqesimit te saj ne qeverine e vendit dhe ne administraten e vendit - deklaroi Berisha.
I pyetur nese do ta shfrytezoje kete rast per te bere ndryshime te tjera ne qeveri kreu i shumices qeverisese tha se keto jane ndryshime qe i ndermerr nje force aleate per arsyet qe ai shpjegoi. Sipas tij PD nuk ka as edhe nje motiv per te bere ndryshime pervec atyre qe propozon LSI.