E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballkani teshtinNga Nicholas WatsonThuhet se nëse Gjermania merr ndonjë të ftohur, Europa teshtin. Por, a do të ketë të njëjtin efekt, gripi që ka zënë Greqinë, mbi ekonomitë në tranzicion të Europës Juglindore? Anëtarët e Eurozonës janë të shqetësu

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ballkani teshtinNga Nicholas Watson

Thuhet se nëse Gjermania merr ndonjë të ftohur, Europa teshtin. Por, a do të ketë të njëjtin efekt, gripi që ka zënë Greqinë, mbi ekonomitë në tranzicion të Europës Juglindore?

Anëtarët e Eurozonës janë të shqetësuar në lidhje me problemet në rritje të Greqisë, por po kaq të shqetësuara janë edhe qeveritë në Ballkan, ku ekonomia prej 240 miliardë eurosh e Greqisë, është një lider i rëndësishëm rajonal.

Mënyra më direkte se si do të ndikonin problemet e Greqisë në fqinjët e Ballkanit do të ishte përmes tregtisë ndër-rajonale, që ka shpërthyer dekadën e fundit ndërsa ekonomitë e këtyre vendeve të Europës Juglindore, hapeshin.

Duke hedhur një sy mbi statistikat e Drejtorisë së Tregtisë pranë FMN, shohim se Maqedonia do të preket më rëndë, për shkak se Greqia ka 14 përqind të eksporteve dhe 9.5 përqind të importeve aty. Vendi tjetër më i ekspozuar do të jetë Shqipëria, që shkëmben me Greqinë 11 përqind të eksporteve dhe 10 përqind të importeve. Kjo do të pasohet nga Bullgaria me 8 përqind të eksporteve dhe 4.8 përrqind të importeve që vijnë nga Greqia.

Një shumë thelbësore e investimeve të huaja direkte janë derdhur dekadën e fundit nga Greqia në ekonomitë e vogla, në hapje e sipër të Ballkanit. Kompanitë greke kanë investuar shuma të konsiderueshme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë serbe si bankat, telekomunikacioni dhe përpunimi i ushqimit: sipas UniCredit Group, ka rreth 200 kompani greke që operojnë në Serbi (dhe dyqind të tjera kompani greko-serbe), dhe Greqia është burimi numër dy i investimeve të huaja direkte në Serbi me rreth 14 përqind të totalit të investimeve direkte. Greqia është gjithashtu mes investitorëve kryesorë në Bullgari (numri katër me më shumë se 8 përqind të totalit të investimeve të huaja direkte) dhe në Rumani (gjithashtu me rreth 8 përqind).

Pavarësisht sasisë relativisht të madhe të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, analistët përgjithësisht besojnë se pasojat direkte të ngadalësimit të Greqisë, nuk duhet të jenë shumë dramatike për ekonomitë e Europës Juglindore. Për shembull, tregtia e Bullgarisë përfaqëson pak a shumë 30 përqind të GDP, por pjesa greke është më pak se 10 përqind.

“Ekspozimi përmes kanaleve të tregtisë duket relativisht i kufizuar, madhe edhe po të themi se do ketë një periudhë recesioni, ajo do ketë thjesht një efekt të heshtur në rajon,” thotë Tim Ash i Royal Bank of Scotland.

Një çështje e përhershme në të dhënat e investimeve të huaja direkte është vërshimi në sektorët bankarë të ekonomive ballkanike, dhe përmes këtyre kanaleve, analistët shohin rrezikun më të madh nga problemet e Greqisë.

Ashtu si bankat austriake në Europën Qëndrore, bankat greke kanë rivlerësuar lidhjet historike në Ballkan dhe janë zgjeruar në mënyrë agresive duke blerë banka lokale dhe duke rritur bilancet sidomos në kreditë për pasuri të paluajtshme. Ka katër banka greke që janë në mes të dhjetë bankave kryesore në Bullgari, tre ne Serbi, dy në Rumani dhe një në Turqi. Risku i ekspozimit mund të vlerësohet sipas këtyre të dhënave: në qershor, bankat greke kishin gjithsej 57 miliardë dollarë kredi të dhëna në vendet në tranzicion, me Rumaninë në krye me 19 miliardë, Turqinë me 18.2 miliardë, Bullgarinë me 9.9 miliardë, Shqipërinë me 1.9 miliardë dhe Maqedoninë me 1.7 miliardë.

Deri më tani, bankat kryesore greke duket se jamë kamur mirë dhe kanë deklaruar vitin e shkuar se nuk do të largohen.

Megjithatë, shqetësimi i dukshëm mbeten rritja e kostove themelore që bankat greke po vuajnë për shkak të krizës atje, çka mund të çojë në një ngrirje të likuiditetit në shtëpi, dhe, megjithë vullnetin më të fortë në botë, kjo nuk do i ndalojë që të tërheqin likuiditet nga vendet e Ballkanit.

Së fundmi, pafuqia e Greqisë për të drejtuar ekonominë sipas rregullave në fuqi për monedhën e përbashkët- do të ketë një efekt të fortë për ata që duan të bashkohen me euron.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›