Erjon Brace: Hyjnë në Kuvend, ata që bënë Topin president
TIRANE-Deputeti socialist, Erjon Braçe e quan të papranueshëm faktin që një pjesë e grupit parlamentar të PS-së kërkon të thyejë vendimin politik për bojkot duke hyrë në parlament. Sipas tij, kryeministri Berisha synon ta blejë opozitën, ta emërojë atë dhe madje ka ofruar dhe para për ta realizuar një projekt të tillë. Braçe shton se dështimi i tryezës së presidentit, nuk e zgjidh krizën, përkundrazi e thellon atë.
A do të hyjë grupi parlamentar i PS-së në parlament në datën 25 shkurt, pra të enjten që vjen, ashtu siç u deklarua dje nga një prej kolegëve tuaj, Andis Harasani?
Nuk është zgjedhje personale. Kush e ka menduar të tillë, ka pasur të gjitha ditët të rrugëtonte deri mu në Kuvend. Madje, pushteti i Sali Berishës dhe Ilir Metës është ofruar përditë, deri në dëshpërim të paguajë me çdo monedhë rrugën vajtje-ardhje, në destinacione urbane, ndërurbane dhe ndërkombëtare.
Për individë që në këto 6-7 muaj zgjodhën të vetëlargohen nga qëndrimi parimor i popullit të opozitës, kjo mund të ketë qenë edhe më e lehtë! Por vendimi serioz, i qarti dhe i përbashkët, pir të kushtëzuar pjesëmarrjen në Kuvend, ka peshuar shumë më tepër! Pra, në këtë rast, vullneti personal vlen deri në një vendim të përbashkët, më pas domosdo edhe për ta zbatuar atë. Kjo është liria institucionale që kemi pranuar të gjithë. Ky është sistemi demokratik i vendimmarrjes dhe nuk është vetëm shqiptar. Dalja jashtë sistemi është zgjedhje e gjithkujt, por pranimi i pushtetit ilegjitim të Sali Berishës pa hetuar zgjedhjet nga ai u riciklua është i papranueshëm! Disa prej nesh këtë e pranojnë hapur, këtu duan të na shtyjnë. Prej muajsh. Në 7 muaj, në qëndrimet e tyre publike gjen gjithçka për të kundërshtuar vendimet e opozitës, por nuk gjen asgjë për të hetuar zgjedhjet, kutitë e votimit që i materializojnë. Madje, së fundi, nga ofiqet që iu ka dhuruar PS-ja, kërkuan të digjen fletët e votimit që kutitë kanë brenda!
Atëherë, a është marrë vendim nga PS për të hyrë në Kuvend?
Nuk ka ndryshuar asgjë deri tani që PS të ndryshojë qëndrim! Ka një vendim të Kongresit, më pas edhe të Asamblesë së PS, të cilët thonë prerë se "PS kushtëzon pjesëmarrjen e saj në Kuvend me një hetim kushtetues, të përbashkët, të plotë e të pakufizuar, të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009". Këto vendime mbështeten nga një qëndrim po kaq serioz i PS të Evropës dhe Grupit Socialist e Demokrat në Parlamentin Evropian, sipas të cilit, "PS hyn në Kuvend njëkohësisht me marrjen e vendimit për këtë hetim të pa kufi". Ne jemi në një tryezë dialogu, të kërkuar e ndërtuar nga Këshilli i Evropës dhe inkurajuar nga thuajse gjithë faktori ndërkombëtar. Tryeza është mandatuar të zgjidhë krizën politike dhe institucionale, mu në mes të së cilës ndodhemi. Ne kemi investuar shume për të, besojmë dhe po punojmë që kjo tryezë të jetë shteruese, pra të miratojë hetimin kushtetues e të pa kufi të zgjedhjeve. Dështimi i saj është plan dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Sali Berishës dhe qeverise që ai drejton. Dështimi i tryezës nuk sjell PS-në në Kuvend, por thellon dhe zgjat krizën politike dhe institucionale në vend.
A është menduar një skenar i tillë, sipas të cilit, nëse tryeza e dialogut dështon, grupi juaj mund të shkojë në Kuvend, të bëjë betimin, të depozitoje kërkesat që ka për transparencën e zgjedhjeve të 2009 dhe të vijojë sërish bojkotin?
PS është në mes të një beteje për zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend. PS ka një strategji të qartë e serioze që serendit veprimet politike e organizative dhe kalendarizon betejën e saj. Ne e shohim këtë betejë si fundin e një tranzicioni që kaloi pushtetin nga diktatorët tek politikanë përgjithësisht të pavotuar, ilegjitime e të korruptuar. Sali Berisha është tipiku mes tyre! Por ju keni të drejtë, ka një skenar! Ai synon të nxjerrë PS-në nga beteja për zgjedhje të lira. Shikoni, ka ndodhur në këto 6 muaj që, Sali Berisha të vjedhë zgjedhjet dhe vendi të hyjë në krize politike; Sali Berisha të mbrojë vjedhjen e zgjedhjeve (duke refuzuar hetimin) dhe vendi të hyjë në krizë institucionale, duke nisur nga kriza e Kuvendit; Sali Berisha të investoje për të futur në krizë PS-në (përmes diversionit) dhe kriza të marrë përmasë kombëtare; Sali Berisha të izolojë PS-në në raport me institucionet ndërkombëtare (duke e qëlluar si të dhunshme e jashtë sistemi) dhe kriza të ndërkombëtarizohet në nivelet më të larta! Pra, Sali Berisha ka humbur! E shihni, në tavoline e kanë ulur si të barabartë, jo si fitues! Mban ende titullin "Kryeministër" sepse ne kemi pranuar sistemin. "Fitorja" e tij zyrtare e pranuar prej nesh është zhbërë nga kriza politike dhe institucionale. Skenari- të cilin ai e sheh si shpëtim-synon, transferimin e krizës në PS, si faktori themelor përballe tij; demotivimin e ndërkombëtarëve të angazhuar seriozisht në zgjidhjen e krizës së demokracisë, si faktori kyç i presionit pozitiv ndaj tij! Në variantin më optimist, Sali Berisha po punon fort e harxhon shumë, të emërojë opozitën, listojë duke ndryshuar praninë e saj në Kuvend. Në variatin edhe më optimist, Sali Berisha po punon dhe harxhon po aq të përfshijë PS-në në betejën qesharake se kujt do t'i takojnë karriget e Kuvendit topall. Kjo është gjëja më e rëndë që mund t'i ndodhë PS-së! është e qartë, ky skenar transferon krizën në PS, prish duke e bërë të panevojshme tryezën e dialogut ngritur nga ndërkombëtarët, largon ndërkombëtarët nga angazhimi i tyre për të zgjidhur krizën politike dhe institucionale, shpëton përfundimisht Sali Berishën dhe sistemin e tij ilegjitim e të korruptuar, institucionalizon sistemin e tij të korrupsionit elektoral për çdo rast kalendarik!
Ky është investimi prej muajsh i Sali Berishës! I përsëritur! Ju ftoj të kujtoni zgjedhjen e Presidentit në 2007-ën. është e njëjta teknologji e transferimit të krizës brenda PS-së. Janë të njëjtët "partnerë", me ndonjë ndryshim të vogël. Sot nuk ka rëndësi se ku gjenden njerëzit që po e asistojnë Berishën, në "listën e parë" apo tek "zëvendësuesit". Ata janë publikë. Nuk ka rëndësi nëse "argumentet", "synimet" janë të njëjta-njëri të fusë PS në krizë e tjetri të emërohet në PS, ato janë publike! Sali Berisha do socialistet e emëruar prej tij në Kuvend, për të betimi nuk është shpëtim! E rëndësishme është që ky skenar të shkatërrohet me veprime të matura, të ndershme, transparente dhe sqaruese deri në detaje për çdo socialist, madje për çdo shqiptar të popullit të opozitës!
Që do të thotë?
Që do të thotë edhe që Sali Berisha duhet të heqë dorë nga ky skenar. Të angazhohet seriozisht në tryezë për zgjidhjen e krizës. E ka ai në dorë. Të zgjidhe krizën sa e ka në dorë. Berisha është dëshmitari i madh se në këtë vend, në kohë krize, gjërat rrjedhin shumë shpejt dhe mundësia e kontrollit mbi atë që ndodh zvogëlohet për orë. Ai e di fare mirë se kontrolli në raste krizash politike e institucionale nuk vendoset me policë, për më tepër kur e drejta ka kaluar nga politika tek populli. është rasti i vjedhjes së zgjedhjeve të majit 1996 që djeg, me gjithçka që e pasoi. Të mos harrojmë ekonominë, ajo po përkeqësohet dhe pasojat do të jenë fatale. Numrat fiskale të 12-mujorit të 2009-ës, të sapodalë, dëshmojnë se për herë të parë të ardhurat publike të shtetit ishin më pak se shpenzimet korrente të tij, shpenzimet operative, ato për paga, pensione, pagesa sociale etj. Pra nuk ka para për të paguar ritmikisht nga të ardhurat, paga, pensione etj. E gjitha mund ta bëjë situatën të pamenaxhueshme. Rezoluta e KE përmend rrezikun e destabilizimit. Nëse ndodh kjo, atëherë përgjegjësia është direkte dhe personale e Sali Berishës!