E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora nuk duhet të preket nga efektet e situatës së rënduar politike, sociale dhe ekonomikeNga Arben MalajSi deputet i qarkut te Vlorës, i tronditur nga akti ndaj deputetit dhe kryetarit te PS, Eltar Deda, ndiej detyrimin qytetar dhe politik te re

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Vlora nuk duhet të preket nga efektet e situatës së rënduar politike, sociale dhe ekonomikeNga Arben Malaj

Si deputet i qarkut te Vlorës, i tronditur nga akti ndaj deputetit dhe kryetarit te PS, Eltar Deda, ndiej detyrimin qytetar dhe politik te reagoj publikisht: Brenda një kohe shumë të shkurtër qyteti i Vlorës është tronditur nga dy ngjarje të rënda në kërcënim të përfaqesuesve politikë të Partisë Socialiste. Orvatja kriminale për të goditur deputetin dhe kryetarin e PS së Vlorës Eltar Dedaj eshte shume tronditese. Perfaqësuesit e Partisë Socialiste të qytetit dhe qarkut të Vlores, nëtë gjitha mandatet e tyre, janë plotësisht të angazhuar për një ambjent politik sa më të qetë dhe për një ballafaqim politik larg tensioneve politike.

Kthimi i besimit, kthimi i sigurisë, kthimi i shpreses tek qytetarët e qarkut të Vlorës ka qënë dhe mbetet detyrimi ynë prioritar. Kontributi personal i kryetarit të PS Vlorë, Eltar Deda, për një kulturë politike demokratike është i njohur e i vlerësuar nga qytetarët e Vlorës dhe me gjerë.

Të zgjedhurit e PS në Vlorë në nivel parlamentar apo në nivel vendor, meritojnë mirënjohjen për kulturën demokratike të drejtimit dhe përfaqësimit të PS në të gjitha nivelet e arenës politike shqiptare.

Ne kemi ndjerë detyrim qytetar e politik, në zgjedhjet parlamentare dhe vendore kemi treguar pergjegjësi të madhe për të mos e cënuar sado pak ballafqimin civil politik në qytetin e Vlorës.

Vlora nuk duhet për asnjë arsye të preket sado pak nga efektet e situatës së rënduar politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Sigurimi i rendit dhe qetësisë, goditja në kohë e cdo akti kriminal ndaj cdo qytetari të Vlorës dhe ndaj politikanëve të saj, përbën një detyrim jo vetëm ligjor të qeverisë Berisha. Çdo nxitje direkte ose indirekte në cënim të rendit dhe të sigurisë, në cënim të lirive politike të cdo qytetari, cdo kufizim i aktivitetit të opozitës, cdo kërcënim ndaj të zgjedhurve politike, cdo hezitim dhe ineficencë e strukturave qeveritare – dëmton ambjentin politik të qyetetit tonë.

Ndaj është e domosdoshme që qeveria të ndjek me përparësi parandalimin e përkeqësimit të situatës, të identifikoj autorët dhe të ndjek nga afër dënimin ligjor të tyre.

Unë besoj shumë se për Vlorën, për kulturën e saj demokratike. Për qetësinë dhe sigurinë e saj. për zhvillimin ekonomik dhe social te saj – duhet të ndjejnë detyrim të barabartë dhe angazhim të drejtperdrejtë vetëm pozitiv, të gjithë të zgjedhurit e saj pavarësisht nga perkatësia partiake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›