E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballkanit i duhet nje model i ri rrezikohen financimet

/ /

Ne vendin tone kjo kerkese eshte bere publikisht nga Banka e Shqiperise por duket se analistet ne bote vleresojne se i gjithe rajoni ka nevoje te marre nje kurs te ri. Sipas agjencise se lajmeve Reuters nese nuk veprohet ne kohe vihet ne rrezik financimi ne terma afatgjate. Sipas kesaj agjencie qeverive ne te gjithe Ballkanin Perendimor do tu duhet qe te ndermarrin reforma te thella dhe te dhimbshme e te presin nje rritje ekonomike te ngadalte pavaresisht deklaratave te koheve te fundit per nje model te ri te rritjes per te permiresuar ekonomite e tyre dhe per te terhequr investime. Nevoja per nje axhende te re ekonomike ne rajon e orientuar kryesisht nga eksportet energjia metalet dhe ushqimet kane qene nje nga temat me te diskutuara. Tashme rritja e shpejte e viteve 2000 e cila bazohej ne investimet e shtetit e ne konsum dhe ku shumica financohej nga huamarrja e jashtme ka marre fund. Prodhimi eksportet teknologjite e reja dhe krijimi i nje ambienti miqesor per investitoret jane fjalet e reja kyce por analistet jane skeptike. I gjithe rajoni vuan kronikisht nga mungesa e kapaciteteve te eksportit shprehet Hrvoje Stojic analist ne Hypo Group Alpe Adria. Rritja do te vije vetem permes disa reformave kyce mireqenie pensione taksa punesim - por ndryshimet do te jene te ngadalshme. Pavaresisht reformave te ngadalta ne gjithe rajonin qeverite ka gjasa qe te arrijne te menaxhojne faturat e larta per shpenzimet publike dhe per dy vitet e ardhshme por me vone mund te perballen me huamarrje te shtrenjta nese investitoret nuk shohin ndonje progres. Ne terma afatshkurter keto vende kane nje financim te arsyeshem dhe nje histori te mire financimi ne buxhet por ne terma afatgjate pyetja qe ngrihet eshte Si do te rritet ekonomikisht rajoni kur do te kete me pak investime direkte me pak kreditim dhe investime publike Nje ndryshim i kursit eshte i nevojshem sa i perket reformave strukturore. Keto jane ceshtje afatgjata por kerkojne zgjidhje dhe zhvillim tani. Vendet qe do te adresojne ekonomite e tyre ne kete kurs me heret do te jene edhe me te fituarat shprehet Timothy Ash nga Royal Bank Skoci. Megjithate pak politikane kane adresuar axhendat e tyre te reformave ne kete aspekt. Si rezultat i kesaj Ballkani mbetet pas krahasuar me vendet e tjera ish-komuniste ne Europen Qendrore te cilat kane reformuar ekonomite e tyre kane terhequr investime dhe kane rritur eksportet. Shumica e vendeve te Ballkanit perpiqen te mbajne kurset e kembimit stabel edhe si eksportues preferojne monedha me te dobeta lokale. Ne vend te kesaj ka nje mendesi per amortizimin e brendshem per te ulur cmimet e prodhimit cka perkthehet nje nivel tavan pagash dhe ristrukturim te sektorit publik nje strategji e rrezikshme kjo per vende ku papunesia dhe kostoja mesatare e jeteses tashme jane te larta. Privatizimi gradual i kompanive te epokes socialiste dhe konsolidimi i ngadalte fiskal jane ne axhende ashtu sic eshte bashkepunimi rajonal i cili duhet te sjelle me shume investime mes shteteve dhe te krijoje nje treg me te madh. Ballkani ose duhet te shkojne drejt BE-se me ekonomi te vogla dhe te ndara qe konkurrojne me njera-tjetren ose duhet te perqafoje nje model te ri dhe te funksionojne si nje ekonomi rajonale ka thene ne shtator guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›