Ne vitet 2008-2009 mungojne 2.1 miliarde leke nga taksat
Mosrealizimi
Per dy vitet e kaluara administrata doganore e deges Tirane ka krijuar nje nivel deficiti per arken e shtetit ne masen e 2.1 miliarde leke. Me konkretisht gjate vitit 2008 te ardhurat doganore ne total jane realizuar 96.8 me nje mosrealizim ne vlere ne masen 842 254 leke. Ne kete mosrealizim ka ndikuar mosrealizimi i te ardhurave ne zerin e akcizes dhe TVSH-se. Ne vitin 2009 te ardhurat u realizuan me 95.70 me nje mosrealizim ne masen 1.3 miliarde leke. Mosrealizimi i te ardhurave ne keto vite ka pasur ndryshime te ndjeshme nga nje muaj ne tjetrin gje e cila tregon mungese pergjegjesie te autoritetit doganor lidhur me ndjekjen e plotesimit te tyre per cdo muaj ne menyre ritmike - thote KLSH-ja.