Ruli raporton 2660 hektare toke bujqesore te permbytura
Ministria e Bujqesise ne raportimin e fundit te dates 25 nentor i publikuar vetem ne faqen e internetit paraqet situaten ne teresi nga permbytjet ne vend si pasoje e reshjeve. Sipas ministrise nga informacioni i marre nga bordet e kullimit mbi situaten ne infrastrukturen e kullimit dhe mbrojtjes nga permbytja nga shirat e rena gjate diteve te fundit eshte rritur niveli i ujerave dhe jane permbytur disa zona te vendit. Me konkretisht ne Qarkun e Shkodres vazhdojne shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut te Dejes dhe tek Aurelat e Shirgjit ndersa kuota e nivelit te ujit eshte kritike me tendence ulje thuhet ne raportin e nje jave me pare. Me tej ministria thote se jane rreth 2660 hektare toke bujqesore te permbytur kryesisht ne zonat depresive dhe te shperndara ne disa komuna. Nga ana tjeter vazhdojne punimet e parashikuara ne argjinature e Daragjatit dhe ne kanalin Murtemze-Vilun ne zonen e Velipojes kurse ne Qarkun e Lezhes raportohen rreth 800 hektare siperfaqe te permbytura nga te cilat 100 hektare ne Tale 300 hektare ne Shllinza dhe 400 hektare ne Balldre ne zonen e Torrovices.
Sipas ministrit te Bujqesise Genc Ruli niveli i ujerave ne kanalet kullues eshte ne kuota normale. Ne Rrethin e Fierit per shkak te reshjeve intensive jane permbytur rreth 300 hektare kurse ne Rrethin e Lushnjes jane permbytur rreth 700 hektare dhe me renien e nivelit te ujerave kjo siperfaqe po zvogelohet me shpejtesi. Hidrovoret ne te gjithe zonen e ulet te vendit jane ne gatishmeri dhe punojne me kapacitet te plote sqaron ministria duke garantuar se bordet e kullimit po monitorojne nga afer situaten duke punuar me ekskavatore ne zonat me problematike dhe po mbahet nen kontroll niveli i ujerave ne rezervuare.