E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 15 milione amerikane te papune

Javen e kaluar nje numer me i madh punonjesish amerikane kerkuan asistence per papunesine duke i dhene fund nje prirjeje te koheve te fundit kur nje numer me i vogel personash po kerkonin ndihme financiare.

Qeveria amerikane tha se 436 mije punonjes te tjere bene kerkesa te reja per kompensimet e papunesise pra 26 mije me teper se sa javen e kaluar. Kjo eshte nje shenje se punedhenesit po vazhdojne te pushojne nga puna njerez te tjere dhe se ende nuk po krijohen vende pune te mjaftueshme.

Megjithate numri i personave qe kane kerkuar asistence papunesie ra mesatarisht gjate 4 javeve te fundit mesatare ne 431 mije persona. Ekonomia amerikane krijoi 151 mije vende te reja pune ne tetor dhe eksperte te papunesise mendojne se numri i te papuneve ne nentor mund te jete pak me i vogel.

Megjithate nuk pritet qe numri i te papuneve ne SHBA te pakesohet ndjeshem. Aktualisht afersisht 1 ne 10 punonjes amerikane jane pa pune.

Analistet thone se presin qe raporti mujor i papunesise te tregoje se ritmi i papunesise ne vend ka qene per te katertin muaj rresht 9.6 per qind. Rreth 15 milione amerikane jane te papune.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›