“Ballkoni” shqiptar, vleresim nga kritika e Festivalit te Filmit ne Venecia
Pjesemarrja ne Festivalin e Filmit ne Venecia per kineastet shqiptare eshte nje eksperience shume domethenese dhe me peshe. Cdo here qe kane marre pjese ne kete Festival, kineaste nga Shqiperia dhe Kosova kane pasur jo pak vemendje nga vendet e tyre, por dhe nga kritika e festivalit. Kete vit nga Kosova u prezantua regjisorja Lendita Zeqiraj, me filmin “Ballkoni”, prezantim qe beri te mundur qe filmi te kete premieren ne te njejtin vend, ku kishte premiera te projekteve madhore si ajo e “ Gravity”, me role te realizuara nga George Clooney dhe Sandra Bullock. Filmi pati vemendjen e kritikes, te cilet u shprehen se teknika qe eshte punuar filmi konsiderohet si nje nder me te veshtirat, me plan te panderprere. “Isha e befasuar kur pashe filmin, fillimisht per shkak te teknikes, sepse nuk eshte e lehte per t’u realizuar, si xhirim me plan te panderprere dhe me aq shume aktore dhe natyrisht eshte nje lloj performace qe vetem mjeshtri i filmit, Sakuro ka pasur sukses”, ka treguar kritikja e kinemase, Michele Levieux. Ne film ekipi prej me shume se 20 aktoresh, afer 60 per qind prej tyre aktore jo profesioniste, ne 20 minuta krijuan situata dinamike si element qe terhoqi shikuesit ne festivalin prestigjioz te filmit ne Venecia. Ne rruget e Lido, ku edhe u zhvillua festivali, fjala “Ballkoni” kishte kuptimin e situatave dinamike te krijuara nga aktoret e Kosoves, duke paraqitur qarte mentalitetin e shoqerise kosovare per publikun e huaj. Pas shqyrtimit te me shume se 9.000 filmave nga bota, filmi “Ballkoni” i regjisores Lendita Zeqiraj u perfshi ne kete Festival ne mesin e 14 filmave te programit te seksionit “Orizzonti”, i cili u dedikohet vetem trendeve me te reja te kinematografise boterore, ku kriter rigoroz i perzgjedhjes eshte origjinaliteti dhe inovacioni. Rolet ne kete film interpretohen nga, Arben Bajraktaraj, Sevdai Radogoshi, Osman Ahmeti, Sefedin Nuredini, Shengyl Ismajli, Kujtim Kryeziu, Gjin Kastrati, Avni Dalipi, Edona Reshitaj, Adriana Matoshi, Burhan Sejdiu, Afrim Mucaj, Mevlan Saraci, Leonora Mehmetaj, Mejreme Berisha, Nexhmije Selca, Merfi Gashi, Shqipe Gashi, Gojart Kqiku, Flamur Hasani, Halit Bytyqi dhe Naim Kabashi.