E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet, kete vit derguan para me pak se ndonjehere

Eglantina Nasi

Familjet shqiptare po mbahen gjithmone e me pak me parate qe u dergojne te afermit apo femijet e tyre jashte shtetit. Dhe kjo per faktin, pasi keto te fundit dhe qe sic njihen ndryshe ne ekonomi me termin remitancat, po shenojne nje ulje te dukshme nga viti ne vit. Keshtu, nga te dhenat me te fundit qe referon Banka e Shqiperise, lidhur me kete tregues potencial te ekonomise shqiptare, duket se ai paraqitet ne renie. Saktesisht, gjate gjysmes se pare te ketij viti, remitancat qe emigrantet derguan drejt familjeve te tyre ne Shqiperi, kapen nje total deri ne 228 milione euro. Shifer kjo, e cila per te njejten periudhe respektive te vitit te kaluar, gjithmone referuar te dhenave te ofruara nga Banka e Shqiperise, rezulton se ka qene plot 339 milione euro. Duke folur qarte per nje dobesim te ketij zeri te rendesishem per te ardhurat e ekonomise. Respektivisht, me nje nivel negativ prej -33% nga viti ne vit, dhe qe i perkthyer ne shifra monetare, ka kapur vleren e -111 milione eurove me pak qe kane hyre ne Shqiperi gjate gjysmes se pare te ketij viti ne formen e remitancave prej emigranteve qe punojne jashte territorit te saj. Nje nivel minimumi ky, i cilesuar si historik ky prej eksperteve te ekonomise, te cilet jane marre me studimin e ecurise se remitancave pergjate gjithe viteve te tranzicionit, periudhe kjo edhe gjate se ciles u shfaq per here te pare ky tregues. Nga ana tjeter, ajo cka bie ne sy permes shifrave te referuara nga BSH-ja, eshte edhe ulja e remitancave ne nivele krahasues mujor. Ne terma praktike, nga muaji ne muaj, jane shenuar gjithmone e me pak para te derguara prej emigranteve ne familjet e tyre qe kane ne Shqiperi. Keshtu, nese ne muajin shkurt te ketij viti, i cili ka shenuar edhe nivelin me te larte hyres te remitancave, u shenuan 73 milione euro te tilla, ne muajin pasardhes, mars, pati nje renie direkte, me vetem 17 milione euro hyrje. Dukuri kjo e vene re edhe ne muajin korrik te ketij viti, kur u shenuan vetem 45 milione euro remitanca nga emigrantet, nga 53 te tilla gjate muajit pararendes, qershor 2013. Por edhe qe eshte e pranishme ne te njejten kohe, nese marrim persiper te krahasojme te dhenat respektive te remitancave te secilit prej muajve te ketij viti me ato te se njejtes periudhe te vitit te kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›