Pese regjisore te rinj, pjese e festivalit te filmit ne Paris
Filmat e shkurter artistike krijuar nga artistet e rinj, tashme po korrin frytet e para. Regjisori Xhosli Rama kthehet me nje cmim te rendesishem nga “Kosova Film Festival”. Filmi, i cili trajton mungesen e hapesires per varre, rremben cmimin e kinemase se te ardhmes. Drejtori i Qendres Kombetare te Kinematografise Artan Minarolli ka bere me dije se tashme filmi i shkurter ka nisur nje rrugetim tjeter te ri. Kater filma te shkurter dhe nje dokumentar nga dhjetera te paraqitur, jane perzgjedhur nga juria e festivalit te filmit me metrazh te shkurter qe do te do te zhvillohet ne Paris. Minarolli e cileson gjuhen e filmit te shkurter moderne dhe me grinte. Gjithnje qendra kinematografike edhe pse me fond te reduktuar, i ka kushtuar vemendje ketij seksioni. Ndersa vete regjisoret e rinj jane te fokusuar te problemet sociale. Regjisoret fitues te seksionit te filmit jane Ermela Teli, Xhosli Rama, Klejd Kapexhiu, Burim Leka, Zabir Janaqi dhe Sokol Keraj, te cilet do te prezantohen ne 10 tetor ne Paris.