Punesimi i mesuesve, kete vit procedure e re
Per kete vit te ri arsimor, perzgjedhja e mesuesve dhe e drejtuesve te shkollave do te behet nga bordi drejtues ne secilin prej institucioneve arsimore. Ky kriter percaktohet ne Ligjin e ri te Arsimit Parauniversitar, i cili ka hyre tashme ne fuqi. Sipas Jovan Kristiqit, keshilltar ne Ministrine e Arsimit, kjo menyre e re do te sjelle edhe permiresimin e sistemit parauniversitar. Nderkaq, Kristiqi nuk le pa theksuar faktin se te gjithe ata studente qe mbarojne nje shkolle pa Master dhe pa praktike profesionale, nuk do kene mundesi te ushtrojne profesionin e mesuesit. “Per here te pare kete viti ka hyre ne fuqi Ligji i ri per Sistemin Parauniversitar. Ne ligj tregohen qarte perzgjedhja e drejtorit dhe e mesuesve te shkolles; ne ligj dominojne 2 cilesi kryesore: se pari, shkeputja nga emerimet politike dhe se dyti, transparenca e emerimeve” ka theksuar Kristiqi. Sipas shembullit te tij, per emerimin e drejtoreve, ngrihet nje komision i posacem. Ata nuk emerohen me nga drejtori i Arsimit, qe vendoste se cili do te ishte drejtori, por merren nga nje komision i posacem qe perbehet nga 5 vete: Nje perfaqesues i pushtetit vendor, kryetari i bordit te shkolles dhe kryetari i keshillit te prinderve e njekohesisht, edhe 2 mesues te shkolles. Per sa i perket mesuesve, edhe ata zgjidhen me te njejtin komision, ku me pas, nga te dhenat qe i jep komisioni, vendoset per emerimin e mesuesit.
“Ne kete ligj ka dhe kapituj te vecante per kualifikimin e mesuesve. Duhet te jete e qarte per te gjithe mesuesit e rinj, qe nuk do te mund te ushtrojne profesionin e tyre nese nuk kane diplome Masteri dhe praktike profesionale njevjecare. Kjo eshte nje risi e re dhe reforme e re qe ka zene vend ne ligj"
“Ne kete ligj ka dhe kapituj te vecante per kualifikimin e mesuesve. Duhet te jete e qarte per te gjithe mesuesit e rinj, qe nuk do te mund te ushtrojne profesionin e tyre nese nuk kane diplome Masteri dhe praktike profesionale njevjecare. Kjo eshte nje risi e re dhe reforme e re qe ka zene vend ne ligj"