Jennifer Lopez “dridh” Britaninë

Një udhë e dy punë, këngëtarja Jennifer Lopez u paraqit në ‘Britani’s Got Talent’ në Britani për të promovuar këngën e saj më të re dhe në kuadër të kësaj, shfaqi edhe pjesën më të mirë të trupit, atë për çfarë është më së shumti e njohur.
Jennifer, për performancën e saj kishte zgjedhur një kostum duke u mbuluar totalisht sipër por në pjesën e poshtme, ajo ishte zbuluar më shumë se që duhet.
Lëvizjet e shpeshta në skenë nën ritmin e muzikës, bënë që këngëtarja t’i dhuroi mijëra shikuesve pamje vërtetë të “nxehta”.
E duket se kjo i impresionoi shumë edhe anëtarët e jurisë të cilët u kënaqën jashtë mase me performnacën por edhe pamjen para syve./Indeksonline/