E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh, 450 punëtorë në protestë

Rreth 450 punëtorë të uzinës së Ballshit kanë protestuar gjatë paradites së sotme duke bllokuar edhe rrugën nacionale, Fier- Tepelenë për rreth 2 orë. Ata kanë protestuar kundër reformës së shkurtimit të ndërmarrë në këtë sektor, në kuadër të privatizimit. Erion Brace, pasi ka ndjekur protestën e punëtorëve ka dalë në një prononcim për shtyp ku është shprehur se “reforma e shkurtimeve në këtë kompani është një proces tërësisht korruptiv i qeverisë”. Ai ka përkrahur protestën e punonjësve të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Deputeti socialist shprehet se shqiptareve po u hiqet e drejta e punes dhe akuzon kryeministrin Berisha se “kerkon te punesoje militante te PD-se ne kete nderrmarrje” . Sipas tij “privatizimi i ARMO-s eshte nje tjeter prove e korrupsionit ne qeveri”.

Shkak i kësaj proteste, e cila ka nisur qysh në orën 08:00 është bërë publikimi i listës së punonjësve që janë përfshirë nga reforma. Kjo listë ka irrituar punonjësit të cilët kanë vendosur që të protestojnë për parregullsi të ketyre listave dhe sipas tyre nëse kjo protestë nuk do të meret parasysh nga krerët e Kombinatit te Perpunimit te Naftes së atëherë ata do të përshkallëzijnë protestën. Protestuesit nuk kanë lejuar asnjë mjet të Kombinatit që të hyjë apo të dalë në ndërmarrje ndërsa kanë theksuar se do të protestojën deri në vendosjen e drejtësisë dhe përmbajtjes së kritereve. Punonjësit pretendojne se listat nuk janë përpiluar në bazë kriteresh pasi sipas tyre ka shumë punonjës me vjetëtsi të gjatë pune që kanë dalë në rrugë ashtu si dhe nga ata me shumë herë më pak vite pune që aktualsiht janë në marëdhënie pune. Shumë punonjës gjatë protestës janë shprehur madje se këtu janë parë dhe bindjet politike, të cilat kanë listuar dhe emrat e përkrahësve në borderotë e Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes, apo të kundërshtarëve në listën e reformës. Ndërsa nga ana e tjetër krerët e kësaj nderrmarrjeje janë shprehur se kjo reformë është në kuadër të ristrukturimit dhe përgatitjes së kushteve për privatizim. Sipas tyre asgjë nuk është politike dhe i janë përmbajtur të gjitha kritereve. Vetëm në sektorin e naftës këtë vit si në atë të nxerrjes që është Albpetrol ashtu dhe në atë të përpunimit ARMO ku përfshihet dhe Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh pritet të shkurtohen rreth 1700 punonjës, nga të cilët 600 do ti përkasin ARMO-s ndërsa 1100 Albpetrolit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›