E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azerbajxhan gati për ndërtimin e naftësjellësit Trans- Adriatik

Kompania zvicerane EGL- AXPO së bashku me Statoil Hidro parashikojnë ndërtimin e një naftësjellësi, i cili parashikohet të kalojë nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë për të përfunduar nga deti Adriatik në Itali. Në këtë projekt, kompania zvicerane parashikon të tërheqë edhe Azerbaijxhanin. Kjo gjë u bë e ditur në takimin që ministri i Energjetikës dhe industrisë së Azerbajxhanit, Natik Aliyev bëri me kreun e kompanisë zvicerane EGL – AXPO Robert Lombardini.

Në një të ardhme të afërt Shqipëria dhe Italia duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për këtë projekt. Duke patur parasysh rëndësinë e këtij projekti, është planifikuar gjithashtu të nënshkruhet një marrëveshje për krijimin e një korridori energjie nga Azerbaijxhani në Itali.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e krijimit të një këshilli për kooperimin e projekteve në fushën e energjisë, gjë e cila ka dalë si problem edhe në takimet me komisionarin e BE-së  për çështjet e energjisë, Andris Piebalgs.

Në fund të majit pritet të bëhet një takim nga specialistë të enegjisë nga Azerbaijxhani, Turqia, Greqia dhe Italia me qëllim zgjidhjen e furnizimit me naftë dhe gaz të tregut Europian. Në këtë takim pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi. T.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›