E Diel, 1 Nëntor 2026

Anjshajin: Çifutët, Bibla, feja, legjenda fëmijnore

Fizikanti i mirënjohur, Albert Anjstajn, në disa broshura të vitit 1954, ka shkruar se Judaismi dhe besimet e tjera fetare janë mishërim i paragjykimeve fëmijënore. Ai thotë se është krenar që i përket çifutëve dhe se ndjen një tërheqje shpirtërore ndaj tyre. Broshurat e tij janë bërë publike nga ekspertët ditën e djeshme, në të përditshme the Guardian.

Anjsthajn ka thënë gjithashtu se nuk shikon asgjë të ndryshme të çifutëve nga njerëzit e tjerë, përvecse ata nuk kishin pushtet.

Fizikanti, i cili vdiq një vit më vonë pas shkrimit të këtyre letrave, ka thënë fjalë shumë të ashpra për Zotin dhe Biblën.

“Fjala Zot nuk është asgjë më shumë se sa shprehje dhe produkt i dobësisë së njerëzve, Bibla është një përmbledhje për tu respektuar, por është një legjendë primitive shumë fëmijnore”- thuhet në letrën e tij.

Letra, e shkruar në Janar të vitit 1954, në gjuhën gjermane i është drejtuar filozofit Eric Gutkind. E shkruar nga vetë dora e Anjshtajnit, letra e cila deri më sot ka qenë në duar të privatëve për më shumë se gjysmë shekullit, pritet të shitet për më shumë se 8000 paund.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›