E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendrat e biznesit, parashikohet rritje me 170 000 m2

Qendrat e biznesit janë relativisht një koncept i ri për blerësit shqiptarë. Qendra e parë e biznesit është  hapur në vitin 2005, dhe që atëherë ky sektor ka vazhduar të rritet me shpejtësi. Sipas një studimi të bërë nga Colliers International, shitja me pakicë në Shqipëri mund të rritet me shpejtësi në një kohë afatmesme, me afërsisht 170 000 m2 brenda 3-4 vitet e ardhshme.

Gjatë vitit 2007, sipërfaqja totale e qendrave tregtare në Tiranë u rrit me 44%. Citi Park Tirana, një projekt aktualisht në zhvillim, mund të rrisë sipërfaqen edhe me 74%, pasi parashikohet të ketë një sipërfaqe prej 31 mijë metrash katrorë.

Aktualisht janë 6 qendra tregtare në Tiranë. Katër prej tyre janë të vendosura në qendër të Tiranës (European Trade Center Galeria, Twin Towers, Torre Drini Shopping Center dhe Sheraton Shopping Plaza) dhe dy të tjera janë vendosur në perëndim të qytetit (QTU dhe Casa Italia).

Hapësira e kufizuar afër qendrës së Tiranës ka detyruar disa qendra tregtare të largohen në periferi. QTU ka një hapësirë prej 25 mijë m2 dhe Casa Italia 20 mijë m2.

Qendrat tregtare duke parë interesin e njerëzve kanë filluar të shfaqen edhe në qytete të tjera si Durrës, Vlorë dhe Fier.

Po ashtu edhe në Tiranë qendrat kanë filluar të hapin supermarkete në katet e para të banesave duke u afruar me njerëzit.

Vendet më popullore të shitjes me pakicë në Tiranë janë: Rruga Myslym Shyri, Shallvaret, Rruga Vaso Pasha, Bajram Curri, Rruga e Durrësit dhe e Kavajës.

Në këto vende ndodhen më shumë se 300 dyqane me pakicë, shumica e të cilëve janë me sipërfaqe nën 40 metra katror. Në këto rrugë është pothuaj e pamundur të gjesh një dyqan me qera për shkak të trafikut të madh të këmbësorëve. Shumica e markave ndërkombëtare si Versace, Adidas, Nike, US Polo dhe Lacoste janë vendosur në këto rrugë.

Kërkesa në rritje po i drejton gjithmonë e më shumë konsumatorët drejt qendrave të mëdha tregtare ku mund të gjesh çdo gjë.

Çdo vit shumë shitës me pakicë kërkojnë të vendosen nëpër qendra tregtare, dhe kërkesa mendohet të ngelet e lartë edhe për vitet në vazhdim.

QirajaQiraja për rrugët kryesore të shitjes me pakicë varjon nga 15-67 euro/m2. Qiraja në përgjithësi zakonisht paguhet në Euro ose në lek. Çmimet e shitjes të dyqaneve me pakicë në Tiranë janë të njëjtë me ato në vendet e Europës Lindore. Çmimet më të larta regjistrohen në qendrat e biznesit ose në bulevardet kryesore dhe zonën e bllokut. Në këto vende çmimi i shitjes varjon nga 1500 – 4000 euro/m2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›