Ballsh, bie nga kati i 3-të, shpëton 12-vjeçarja
Një 12- vjeçare ka shpëtuar mrekullisht dhe pse ka rënë nga kati i tretë i një pallati në rrethin e Ballshit. Sipas informacioneve, mësohet se vajza ka rënë gjatë orëve të pasdites dhe ka shpëtuar paq vetëm me disa fraktura.
Ende nuk dihet arsyeja pse vajza ka kryer këtë akt apo ka qënë aksidentale. Ajo është përcjelle menjeherë për në spitalin e Fierit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet paraprake.