E Diel, 1 Nëntor 2026

Shane Korbeci Ju tregoj se cfare me ka ndodhur ne takim me Papandreun kur ne 85-n kryesova delegacioni qeveritar Nga Fatos Veliu M

Duke mos pasur mundesi te dyte u detyrova te jepja deklaratat e mia te pamiratuara ne Byrone Politike cka mund te perbente precedent...

Fatos Veliu

Ish-ministri i Tregtise se Jashtme tregon per viziten e pare te qeverise shqiptare ne Greqi qe pas Luftes se Dyte Boterore . Befasia e tij per kerkesen qe iu be para dhjetera gazetaresh ne lidhje me deklaratat e menjehershme qe duhej te jepte dhe cfare ndodhi kur veproi pa miratimin e Tiranes

Kishte zera brenda udheheqjes se larte qe nuk e miratuan prononcimin tim duke e justifikuar me rruget normale te funksionimit te delegacioneve qe me mungonte autorizimi per te shprehur me shume sa kisha te percaktuar. Ne ato momente ka nderhyre Ramiz Alia. Kur u ktheva ne Kakavije autoritetet lokale me rrinin ftohte pasi parashikonin mosmiratim te veprimit tim ne Greqi.

Pas nenshkrimit te marreveshjes madje qe ne momentin e hedhjes se firmes ministri i Tregtise se Jashtme greke me propozoi te flisnim para gazetareve te cilet rrinin gjithe kohen te grumbulluar para nesh. Te them te drejten u ndodha teper ngushte pasi ishte dicka e paparashikuar per mua.

Nuk mund te prononcoheshe pa miratuar deklaratat ne qeverine tende. Ky eshte rregull i njohur per te gjitha qarqet diplomatike te te gjitha shteteve sepse ti flet ne emer te qeverise keshtu qe dhe ate cka duhet te deklarosh duhet detyrimisht te jete ne perputhje me ate cfare deklaron qeveria dhe behet vetem me miratimin e saj. Mirepo momentet nuk prisnin.

Madje mbaj mend qe ministri grek me tha Dua te flasim te dy para gazetareve ne gjuhet tona. Ju te flisni shqip dhe une greqisht. Ketu sigurisht ishte nje dicka simbolike me kuptim te miredashesise.

Papandreu tha

Ne greket vleresojme trajtimin e mire qe i beni minoritetit grek ne Shqiperi. Ky eshte nje nder i vecante per Shqiperine.

Ne ate cast une duke ia marre fjalen nga goja i thashe

Zoti Kryeminister minoriteti grek ne Shqiperi merr pjese aktive ne jeten ekonomike dhe politike te vendit me te drejta te plota dhe te barabarta me shqiptaret.

Madje per tjua treguar me mire kete fakt mund tju prezantoj edhe njerin nga pjesemarresit ne delegacionin tone.

Ai i befasuar pyeti Kush

Atehere ne i prezantuam Mihal Kallon qe ishte me origjine nga minoriteti dhe qe ishte pjesemarres ne delegacionin tone.

Papandreut i treguam gjithashtu se Kallua ishte nderkohe punonjes i Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise.

HYRJE

Histori e shkruar por e panjohur. Keshtu mund te cilesohet ajo cka kaluar shteti shqiptar me fqinjet e tij kufitar. Nje histori me vete ka ndare dhe ka bashkuar disa here Shqiperine me fqinjin tone jugor Greqine. Vec afiniteteve te shumta qe kemi pasur ne te shkuaren e larget kemi pasur edhe distancimet deri ne luftera lokale si ne vitin 1914. Por histori jo pak e dhimbshme rezulton te jete percjelle dhe gjate periudhes komuniste ku per shkak te faktoreve politike qe kishin ndikim ne te dy shtetet ishte bere e mundur qe pas me se 40 vjetesh te mos kishim asnje takim te nivelit te larte por te mjaftoheshim me takime teper te rralla te niveleve te uleta. Mesohet se delegacioni i pare qeveritar i Shqiperise qe pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore ka shkuar ne Greqi vetem ne shkurtin e vitit 1985. Kete delegacion ashtu si dhe ate qe beri takimin historik ne Itali e ka kryesuar pikerisht ish-ministri i Tregtise se Jashtme Shane Korbeci. Pikerisht per ato momente historike te dy popujve tane kur Shqiperia e vetizoluar komuniste per here te pare po zgjaste duart e kortezise me fqinjet e saj flet tashme per Gazeten vete kryetari i atyre delegacioneve qe do te shenonin siparin e epokave te bashkepunimit Shane Korbeci. Ne numrin e kaluar te standard zoti Korbeci tregon per te paprituren e jetes se tij kur kishte vetem tre muaj minister kur autoritetet e larta te shtetit te atehershem e ngarkuan te kryesonte delegacionin e pare te rangut te larte qe shkoi pas mese 40 vjetesh ne Itali. Si u prit nga autoritetet e atjeshme dhe zhurma me te cilin u percoll ai takim nga mediat vendese dhe italiane. Befasia e Shane Korbecit para mikpritjes dhe deshires italiane per marredhenie te shkelqyera mes dy shteteve dhe gadishmeria e treguar nga Kryeministri i vendit per te pritur ne takim delegacionin tone. Pse nuk u realizua ai takim ne ato momente dhe justifikimi nga pala e delegacionit shqiptar etj. Ndersa ne numrin e sotem te gazetes standard botohet pjesa e dyte e intervistes se Shane Korbecit ku me hollesi te vecante pershkruan momentin e surprizes se dyte te autoriteteve komuniste ku atij dy vjet me pas si beri takimin e Italise iu besua detyra te kryesonte delegacionin qeveritar per te realizuar takimin e nivelit te larte me autoritetet greke. Ashtu si dhe me rastin e Italise edhe ne kete rast ky takim behej pas me se 40 vjetesh. Pritja e organizuar nga pala greke dhe vemendja e opinionit dhe e medias per te trumbetuar takimin historik. Marreveshjet e nenshkruara dhe befasia e zotit Korbeci kur u ndodh para gazetareve per te dhene deklarata shtypi pa rekomandimin e qeverise se tij. Si u percoll ne Shqiperi veprimi i tij ne konferencen e paautorizuar per shtyp si dhe shume hollesi te tjera teper te rendesishme per ate periudhe qe u shenua si nje sukses ne legjenden e historise shqiptare.

Zoti Korbeci kur ndryshuan qendrimet e vendit tone me Greqine

Ishte muaji shkurt i vitit 1985. Kishte kaluar vetem 10 dite nga momenti qe qeveria greke e drejtuar nga Andreas Papandreu votoi per heqjen e ligjit te luftes me Shqiperine. Gjithsesi ate veprim nuk e miratoi Parlamenti Helen madje ai ligj edhe sot nuk eshte miratuar akoma por ka lene nje fushe te minuar midis popujve. Megjithate ne ato momente marrja e vendimit te qeverise greke per te hequr ligjin e luftes u pershendet nga opinioni i gjere evropian. Por kryesisht ai u pershendet nga opinioni dhe autoritetet shqiptare. Ne kete kohe u vendos qe ne Greqine fqinje te behej nje vizite zyrtare.

Cfare niveli te kishte kjo vizite

U vendos qe ne Greqi te behej nje vizite e nivelit te larte qeveritar. Gje qe nuk ishte bere qe prej kohes se Luftes se Dyte Boterore.

Edhe me Greqine deri me lsquo85-n nuk kishim pasur marredhenie te atij niveli

Edhe me kete rast ashtu si me Italine kishim qene brenda nje vetizolimi per me se 40 vjet. Beheshin takime te niveleve te ndryshme deri ne rang ambasadoresh apo deri dhe ne rang drejtor drejtorie ne ministri dhe kaq. Madje edhe keto ishin teper te rralla. Mirepo sic ju fola ne intervisten e numrit te kaluar qe pas vitit 1983 shteti yne me nje udheheqje te dale nga Lufta e Dyte Boterore vendosi ne plan te pare te kishte marredhenie te fqinjesise se mire. Rruga se pari u cel me Italine. Pas rreth dy vjetesh u cel mundesia per te krijuar klimen e nevojshme edhe me Greqine. Shkak per kete nxitje sic ju thashe u be iniciativa e qeverise se Andreas Papandreut per te hequr ligjin e luftes me Shqiperine. Ne kete vendim te shtetit tone ishte edhe propozimi tjeter qe do isha pikerisht une ai qe do ta kryesoja ate delegacion te nivelit te larte te qeverise sone dhe qe ashtu si ne rastin e Italise do te kishte nje vlere historike teper te madhe pasi ishte pikerisht delegacioni i pare qe celte siparin e vijimesise se dhjetera e dhjetera vizitave te ketilla te cilat vazhdojne dhe ne ditet e sotme.

Si u konsiderua ai takim

Per hir te se vertetes ishte nje takim me te vertet historik. Pritja kaloi me nje ndjenje me te vertete te ngrohte dhe me nje predispozitet te jashtezakonshem per te synuar nje afrim maksimal. Nuk diskutohet qe ceremonia ishte ne baze te protokollit te nivelit me te larte. Per te na bere mireseardhjen kishin dale pothuajse te gjithe qeveritaret duke perfshire dhe drejtuesit e strukturave me te rendesishme te shtetit. Ishte me te vertet shume emocionante. Po te shikoje ate predispozitet te te dy paleve mund te te vinte cudi se si kishte pasur mundesi qe per me se 40 vjet kishim qene ne nje gjendje akulli ne marredheniet e zakonshme qe duhej ti kishim realizuar prej kohesh.

Si vijuan takimet tuaja pas ceremonise zyrtare te pritjes

Ne radhe te pare konstatova qe aty po i behej shume jehone ketyre takimeve. Te gjitha kanalet televizive dhe ato te agjencive te tjera te lajmeve ishin te pranishme pothuaj kudo dhe ne cdo hap. Ne shume raste realizohej lidhje e drejtperdrejte me kanalet e tyre televizive per te percjelle atmosferen e krijuar mes dy delegacioneve. Kuptohej qe ishte trumbetuar qe me pare me nota teper optimiste ky takim.

Pse ne Shqiperi nuk percillej ne kete ritem

Nuk diskutohet per ne Shqiperi qe do te percillej patjeter por fjala eshte qe ne gjetem kete atmosfere edhe te homologet qe kerkonim partneritet. Ne kete menyre nuk ishte pak qe te vendosnim marredhenie te fqinjesise se mire edhe me fqinjin tone jugor.

Mund ta konsideroni normal ate takim kur Parlamenti i tyre nuk pranoi propozimin e qeverise per te hequr ligjin e luftes me ne

Te rendesishme ne ato momente ne konsideronim iniciativen me qellim te mire te qeverise se tyre per ta bere kete gje. Kjo tregonte per perpjekje konkrete per te arritur stade te ngrohta midis nesh. Ndersa per ate se nuk u miratua heqja e ligjit te famshem ne ato momente konsiderohej si nje dicka normale pasi nuk mund te ishin te gjithe politikanet e atjeshem menjehere brenda nje ideje. Ne vleresonim perpjekjet dhe duhej tu pergjigjeshim atyre po me veprime konkrete ashtu sic dhe ndermorem. Pastaj te tjerat do ti mbeteshin kohes. Ne atehere nuk e diskutonim fare qe ne te ardhmen cdo gje do te shkonte sipas asaj qe do te ishte me e mira per te dy palet.

Kush perfshihej ne takim protokollar nga pala greke

Menjehere pas ceremonive historike te mireseardhjes te cilat hapen rrugen e bisedave teper normale ne filluam menjehere nga zbatimi i axhendes protokollare. Patem takim te niveleve te larta te shtetit grek. Keshtu u takuam me ministrin e Jashtem zotin Korolas Papulas ministrin e Industrise ministrin e Tregtise se Jashtme dhe se fundmi patem takim teper te perzemert me kryeministrin Andreas Papandreu.

Te gjitha keto takime ishin parashikuar ne axhenden paraprake te vizites se delegacionit

Po po. Gjithcka ishte parashikuar me pare dhe shkoi pa as me te voglin shqetesim ashtu sic edhe ishte parashikuar.

Cfare konstatuat tjeter gjate momenteve te asaj vizite

Ju fola pak me pare qe kudo gjeta nje fryme te ngrohte dhe teper miqesore jo vetem ne nivelet e larta por edhe ne masen e njerezve te thjeshte qe binim ne kontakt. Te gjithe ishin te predispozuar qe te kishin marredhenie normale me Shqiperine.

Si mendoni ju per ate predispozitet

Eumlshte normale qe askush nuk deshiron marredhenie te ngrira me fqinjet. Ndersa ne me Greqine kishim shume ura lidhese sic ishte rasti i minoritetit grek ne vendin tone.

Keshtu qe ishte e justifikueshme qe gjithe media e atehershme greke i dha nje jehone te jashtezakonshme atij takimi. Gjate kohes qe ne zhvillonim bisedimet nuk kishte rast pa pasur nje kanal ne lidhje direkte apo pa pasur nje mase te zgjeruar gazetaresh. E rendesishme ishte qe ne kete jehone kishte nje shprehje pozitive dhe optimiste dhe nuk ishte thjesht per te bere te ditur ate qe po ndodhte. Te gjitha komentet kishin brenda kete fryme.

Ju ishit ne ate kohe minister i Tregtise se Jashtme e shfrytezuat kete takim

Ju kuptova. Mund tju them se gjate atij delegimi atje ne nenshkruam marreveshjen e shkembimit te mallrave midis Shqiperise dhe Greqise per ate vit pra per vitin 1985. Ketu u paraqit edhe nje moment i vecante i cili kishte te bente me pozicionin tim si kryetar i delegacionit dhe minister i Tregtise se Jashtme te Shqiperise. Pas nenshkrimit te marreveshjes madje qe ne momentin e hedhjes se firmes ministri i Tregtise se Jashtme greke me propozoi te flisnim para gazetareve te cilet rrinin gjithe kohen te grumbulluar para nesh. Te them te drejten u ndodha teper ngushte pasi ishte dicka e paparashikuar per mua.

Pse ishte e paparashikuar

Nuk mund te prononcoheshe pa miratuar deklaratat ne qeverine tende. Ky eshte rregull i njohur per te gjitha qarqet diplomatike te te gjitha shteteve sepse ti flet ne emer te qeverise keshtu qe dhe ate cka duhet te deklarosh duhet detyrimisht te jete ne perputhje me ate cfare deklaron qeveria dhe behet vetem me miratimin e saj. Mirepo momentet nuk prisnin. Rruget per veprime te metejshme mu mbyllen.

Pse u mbyllen

Sepse ishte nje ftese dashamirese per tu prononcuar para gazetareve nderkohe qe ata kishin filluar te filmonin dhe te incizonin. Kjo do te thoshte qe nuk ishte e drejte ti shmangeshe nje prononcimi qe te kerkohej me dashamiresi. Madje mbaj mend qe ministri grek me tha Dua te flasim te dy para gazetareve ne gjuhet tona. Ju te flisni shqip dhe une greqisht. Ketu sigurisht ishte nje dicka simbolike me kuptim te miredashesise.

Si vepruat

Detyrimisht qe fola. Prezantova kenaqesine tone per atmosferen qe gjetem ne vendin e tyre deshirat tona per te ardhmen si dhe ndjenjat e popullit per fqinjin jugor te vendit tone etj. etj. Fola per suksesin e jashtezakonshem te atyre takimeve dhe klimen qe i priste te dy vendet pas atij akti historik qe u ndermor me deshiren e te dy paleve pas me se 40 vjet distancimi te pakuptimte. Televizioni shteteror grek e transmetoi ate deklarate drejtpersedrejti dhe jo vetem kaq por ajo u ritransmetua disa here ne ore te ndryshme.

Reagoi udheheqja jone per ate prononcim te pamiratuar

Detyrimisht qe e mori ne shqyrtim. E vecanta ishte se ajo interviste u konsiderua e suksesshme. U mblodhen organet e larta udheheqese te partise dhe te shtetit dhe e shtruan problemin sipas rregullit per diskutim.

Per Byrone Politike behet fjale

Po. Behet fjale per organet me te larta deri dhe te Byroja Politike. Kjo ishte e natyrshme se ishte nje prononcim qe kishte te bente me marredhenie ndershteterore aq me shume qe ishte transmetuar rregullisht.

Ne cfare perfundim u arrit

Kishte zera brenda udheheqjes se larte qe nuk e miratuan ate prononcim duke e justifikuar me rruget normale te funksionimit te delegacioneve qe me mungonte autorizimi per te shprehur me shume sa kisha te percaktuar. Ne ato momente ka nderhyre Ramiz Alia duke thene se prononcimi i Shane Korbecit ka qene ne shkallen e duhur. Fjala e tij ka permbushur plotesisht interesat dhe qellimet e qeverise sone. Te them te drejten edhe une e prisja nje mbrojtje te tille se vete permbajtja e deklarates ishte shume e drejte dhe aq me shume qe ajo ishte vazhdimesi e bisedimeve protokollare te nisura qe me pare. Pas kesaj cdo gje u fashit. Keshtu qe kur u ktheva ne Kakavije shume shoke te autoriteteve lokale cilet kishin dale per te me pritur nuk e dinin kete perfundim te mbledhjes ne Tirane dhe prisnin qe une te kritikohesha. Mirepo une e kisha marre dhe konfirmimin per vleresimin qe ishte bere ne Tirane keshtu qe nuk shqetesohesha shume.

Pse u pranua ai veprim juaji kur dihet qe me normat e atehershme te funksionimit te shtetit ishit ne gabim

Ne radhe te pare u pranua ai veprim per vete faktin se gjithcka u shoqerua me sukses te plote. Prononcimi ishte gjithashtu ne interes te klimes se krijuar dhe konkretisht i sherbeu akoma me shume asaj klime. Pastaj u kuptua qe per vete situaten e krijuar une u detyrova te veproja me iniciative por qe gjithsesi isha brenda permbajtjes se misionit te ngarkuar nga qeveria.

Cfare prononcimi pati nga zyrtaret me te larte te Greqise

Une nuk do te flas per te gjithe por do tju theksoj per ate cka kishte vleresuar te ne kryeministri Papandreu. Ai tha Ne greket vleresojme trajtimin e mire qe i beni minoritetit grek ne Shqiperi. Ky eshte nje nder i vecante per Shqiperine. Ne ate cast une duke ia marre fjalen nga goja i thashe Zoti Kryeminister minoriteti grek ne Shqiperi merr pjese aktive ne jeten ekonomike dhe politike te vendit me te drejta te plota dhe te barabarta me shqiptaret. Madje per tjua treguar me mire kete fakt mund tju prezantoj edhe njerin nga pjesemarresit ne delegacionin tone.

Ai i befasuar pyeti Kush Atehere ne i prezantuam Mihal Kallon qe ishte me origjine nga minoriteti dhe qe ishte pjesemarres ne delegacionin tone. Papandreut i treguam gjithashtu se Kallua ishte nderkohe punonjes i Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise.

Si reagoi ai pas ketij prezantimi

U ngazellye krejt. Ne keto momente u cua serish ne kembe dhe na takoi serish me radhe me nje koincidence simbolike plot kuptim. Ishin jo vetem caste te bukura por edhe ngazelluese. Qe atehere marredheniet tona kane qene gjithmone ne rritje dhe per kete ju jeni ne dijeni te gjithe kesaj veprimtarie qe ka te beje mes dy shteteve.

Si e konsideroni tashme mosheqjen akoma nga ana e tyre e ligjit te luftes me ne

Ketu ka te beje me shume faktore. E para eshte se klasat politike kane ndryshuar rregullisht dhe e dyta ka te beje me qarqet ekstremiste qe me mentalitete te hershme behen pengese ne mbarevajtjen e shume proceseve. Por une fjalen e kam jo te elemente te shkeputur qe nuk perbejne kurrfare rendesie por te politika moderne e Greqise e cila megjithese ne mes ka ligjin e luftes me ne nuk ka bere asnje diferencim apo regres. P. sh. shume probleme qe dalin mes nesh ne lidhje me vijimesine e procesit te marredhenieve pas nderhyrjeve diplomatike gjithcka eshte kuptuar dhe ka gjetur zgjidhje. Pra diplomatikisht funksionimi i marredhenieve kane qene te shkalleve te kenaqshme. Ketej ka lindur edhe zgjidhja ne kohe e cfaredo konflikti te krijuar nga qarqet e rendomta.

Si mund ta konsideroni veprimet e fundit te thirrjeve antishqiptare qe jane verejtur qofte ne shkallet e stadiumeve por edhe ne ambiente te tjera publike

Une ju thashe qe nuk ka lidhje politika moderne e Greqise me elemente te diskriminuar dhe raciste te semure qe jane pengese edhe per shtetet e tyre. Pasi edhe vete e pate se qeveria greke nepermjet zedhenesit te saj u distancua nga keto akte dhe i denoi ato. Jo vetem kaq por filloi te marre ne ndjekje penale te gjithe elementet e inkriminuar ne keto ngjarje. Kjo eshte shume e rendesishme per diplomacine mes nesh.

Mund ta konsideroj kete pozicion tuajin si te njeanshem ne mbrojtje te pozicionit te grekeve

Jo une nuk u perkas pozicioneve kur pyetjet me drejtohen per shpjegim diplomatik. Aludimet pastaj mund te kene variacione te gjithfarellojshme.

Ju faleminderit

Gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›