E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngushëllime për humbjen e ish-presidentit të Çekisë

Ngushëllime nga e gjithë Evropa janë drejtuar për ish-presidentin e Çekisë, Vaclav Havel, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 75-vjeçare.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se vendi i saj ishte duke mbajtur zi për humbjen e “një evropiani të madh”.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e vlerësoi Havelin si “shpirtin e revolucionit çek” dhe një “pionier për ribashkimin Evropian”.

Jerzhi Buzek, presidenti i Parlamentit Evropian, tha se “Vaclav Haveli ishte dhe do të mbetet një hero”.

Jo më pak reagoi dhe ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt i cili  ka shkruar në rrjetin social Tweeter se Haveli ishte “një prej evropianëve më të mëdhenj të kohës sonë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›