E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vota e emigrantëve thelbësore për Shqipërinë

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste gjatë takimit të zhvilluar me emigrantët shqiptar në Selanik. Në bashkëbisedimin me ta, Rama është shprehur se vota e emigrantëve tashmë është thelbësore.

Në rast se deri më sot organizimi i emigrantëve për të votuar ka qenë një histori sporadike me aq mundësi se kanë ekzistuar në grupe shumë të vogla njerëzish në krahasim me bashkësinë e madhe të emigracionit posaçërisht në Greqi. Sot ky është një imperativ për ju dhe për ne, për bashkësinë këtu dhe për Shqipërinë. Dita e votimit përcakton jo thjesht se kush fiton atje, por sesi do të jetë Shqipëria me ju dhe çfarë Shqipërie do të keni ju. Dhe, sa Shqipëria do të jetë në gjendje tju dëgjojë, tju hapë derën, tju mbështesë, tju ri integrojë, u shpreh kreu i PS-së.

Rama vlerësoi shqiptarët që jetojnë në emigracion jo vetëm si aktorë ekonomikë të rëndësishëm në vend, por dhe si aksionerë të vyer për politikën në Shqipëri. Në këtë aspekt, ia ka shtuar se PS do të jetë më pranë tyre për të vjelë edhe mendimin se si ata duan të bëhen pjesë e zhvillimeve politike dhe demokratike të vendit. Kontributin e emigrantëve, Rama e konsideroi si përcaktues për kapërcimin e madh të Shqipërisë.

Unë besoj që Shqipëria në kushtet që është sot dhe mbas 20 vjetëve që kanë kaluar nuk mund ta bëjë dot kapërcimin madh pa mbështetjen tuaj. Jo mbështetjen ekonomike, por mbështetjen politike. Kjo që po them ska të bëjë me interesin partiak timin, kjo ka të bëjë me një të vërtetë absolute, sipas meje. Ju keni një potencial shumë të madh demokratik, brenda gjithë bashkësisë suaj, pa të cilin Shqipëria nuk e bën dot kapërcimin e madh që ne dëshirojmë, është shprehur Rama.

Kryetari i PS, gjatë qëndrimit në Greqi ka zhvilluar edhe një takim me Kryetarin  e Bashkisë së Selanikut, Janis Butaris.

*   *    *

Lideri i opozitës Edi Rama ndodhet për një vizitë  në qytetin e Selanikut në Greqi.  Rama ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takime me komunitetin shqiptar të atjeshëm. Në një mesazh në rrjetin social Twiter, Rama shkruan: Mikpritje fantastike dhe shqetësim i madh për të ardhmen mes shqiptarëve të Selanikut. Kriza greke ka hyrë thellë në xhepat e tyre..

Kreu i PS shoqërohet në këtë vizitë nga Sekretari i PS për Emigracionin, Erjon Veliaj, deputeti Taulant Balla, kryebashkiaku i Korçës, etj.

Në hollin e hotelit ku Rama ka bashkëbiseduar me emigrantët ka rastisur edhe një grup i Bashkisë Kamëz për ekskursion. Një prej tyre ka nxjerrë nga çantat një flamur të PD sapo ka parë grupin e emigrantëve rreth Ramës. Skena është shoqëruar me të qeshura te të pranishmit. “Berisha është fiksuar me Kurbanin, dërgon njerëz me flamuj e shtiza pas Ramës edhe këtu në Selanik. Po këta të uruar me flamur, pse rrinë burrat veç e grate veç – tha me shaka Artan Jonuzi, një emigrant që qëndronte në rradhën e autografeve për librin.

Episodi ironizohej edhe nga Veliaj në profilin e tij online ku mbrëmë shkruhej: E rrallë, bashkia e Kamzës ekskursion në Selanik, të gjitha gratë lënë Mziun bashkohen te takimi Ramës, kjo është tamam “miracle of freedom”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›