Ballsh, rrëmben dhe i vë flakën autobusit. Policia ndalon autorin
Nje autobus pasagjeresh i linjes, Fier - Sarande, u mor peng perkohesisht rreth mesdites se te martes ne afersi te fshatit Fratar te Ballshit. Pasi pengmarresi zbriti pasagjeret i vuri flaken autobusit dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Drejtori i policise se qarkut Fier, Mergim Hoxha, ne nje prononcim telefonik per Alsat nga vendi i ngjarjes jep detaje.
“Një i ri nga qyteti i Patosit, i quajtur Eduart Mustafa Rexhepi, banor i Lagjes së Re, 32 vjeç, ka marrë me dhunë autobusin me targa të Sarandës 4911D që bënte linjën për Greqi. Në kufirin e Ballshit me Tepelenën i ka vënë zjarrin. Ndërhyrja e shpejtë e policisë e komisiariatit të Ballshit ka bërë që të mos ketë njerëz të dëmtuar si dhe arrestimin e menjëhershëm të autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Autori ka qenë i vetëm. Asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar. Autori e pranon ngjarjen, por nuk jep motive te detajuara në lidhje me shkaqet që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi. Hetimet e mëtejshme do të zbardhin shkaqet se pse ky person ka ndërmarrë këtë vepri. Kam kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e rafinerisë së ARMO dhe përgjigjia ka qenë e mënjëhershme” tha Hoxha, ndersa nuk bëri të ditur asnjë pistë hetimi.
Pas thirrjes se policise se Fier ne vendin e ngjarjes mberriten edhe repartet zjarrefikese te kompanise Armo, te cilet u angazhuan ne shuarjen e zjarrit ne autobusin e pasagjereve.
Denada Shkodrani
< I mëparshmi