Takimi Berisha- Nano, Rama: Nuk përbën lajm
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama thote se nuk i beri pershtypje takimi mes Sali Berishes dhe Fatos Nanos, madje ne ragimin e tij te pare mbi darken ne Vjene ai ironizon: “është shprehje e faktit që në Vjenë nuk ka krizë. Vetëm ju për arsye të shitjes së lajmit dhe gazetës mund të gjeni diçka të re në këtë, për mua nuk ka asnjë gjë të re” tha Rama.
Nga vizita e kryeministrit Sali Berisha ne Bruksel, kuptuam se do te na duhet te presim edhe 6 muaj te tjere per te levizur te lire ne Europe tha Rama. “Zoti Berisha u tha se nuk e mori vesh në Bruksel se kur do të liberalizohen vizat për shqiptarët dhe këtë ai e quan një vizitë të suksesshme, ndërkohë që deri para pak javësh i siguronte njerëzit se këtë verë do të dilnin nga kufijtë pa viza. Mesa duket edhe një gjashtëmujor tjetër po digjet pa heqje vizash” tha Rama.
Duke vene theksin ne hapjen e kutive dhe rrenimin ekonomik, kryesocialisti beri thirrje per pjesmarrje massive ne protesta. “30 prilli do të jetë dita kulmore e protestave të përditshme që po zhvillohen kudo për hapjen e kutive të krimit elektoral dhe 1 maji do të gdhijë si dita e betejës qytetare për nxjerrjen e ekonomisë së vendit nga kutia e një krize që e thellojnë përditë pushtetarët dhe e paguajnë në fund të çdo muaji qytetarët” tha Rama.
Dorian Kodra
Azhornuar së fundi ( e martë , 20 prill 2010 ) < I mëparshmi