E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Berisha- Nano, reagojnë Ngjela e Ndoka

Me takimin e tij me ish kreun e socialisteve Fatos Nanon, kryeministri Sali Berisha tregoi se po kerkon nje kamardare per t’i shpetuar reagimit opozitar, sipas aleatit actual te socialisteve Spartak Ngjela. “Mendoj se mund të jetë një fuci shpëtimi në det. Nga një det me tallaz nuk mund të shpëtosh dot me një komardare makine. Deti është shumë I tërbuar. Nano është jashtë sferës politike aktualish” tha Ngjela.

Ndersa per demokristianin Nard Ndoka, takimi me Fatos Nanon tregon se akuzat 20 vjecare mes te dyve kane qene genjeshtra. “Akoma zoti Berisha e ka mendjen tek ish- kryeministri Nano të cilin e ka luftuar për një histori 20-vjeçare, e ka burgosur, e ka akuzuar mafioz, hajdut, kriminel, si vrasësi I liderit të dhjetorit Azem Hajdari dhe shkon e ha darkë me të, me ish- kryeministër I cili është emigrant diku jashtë Shqipërisë” tha Ndoka.

Ndoka kerkon te shkohet me tej ne reagimin opozitar kur e quan te pamundur pjesmarrjen ne zgjedhjet e ardhshme locale, pa u hapur kutite. “Pa një transparencë të zgjedhjeve që lamë pas është mjaft e vështirë, është e pamundur, aq më tepër në një qeverisje të tillë që të prodhosh aventura të reja” tha Ndoka.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›