Infermierët me arsim të lartë
Rreth 4500 infermiere duhet te ndjekin arsimin e larte, per te arritur standartet qe kerkohen nga ministria e Shendetesise, rrjedhoje e reformes qe po zbatohet. Deri ne vitin 2012, infermieret duhet te jene regjistruar ne nje fakultet te infermierise. Urdheri i infermierit ne Tirane, shprehet se kjo nisme administrative, eshte pritur me shqetesim nga infermieret por nuk duhet pritur si ultimatum, pasi eshte nje kriter i domosdoshem per te ofruar nje sherbim sa me cilesor, per pacientet.
"Ky eshte nje shqetesim per nje grup te madh infermieresh qe jane me kurse dhe shkolle te mesme. Ne do bashkepunojme me Ministrine e Shendetesise, dhe u kemi kerkuar atyre qe nepermjet Keshillit te Ministrave dhe me Ministrine e Arsimit, te krijohen mundesi reale, qe keta infermiere, ata qe kane deshire te vazhdojne fakultetet e infermierise neper rrethet e tyre", u shpreh Sabri Skenderi, urdheri i infermierit.
Sabri Skenderi shpjegon se ky urdher, do te filloje te zbatohet gradualisht nga spitalet e medha duke zbritur deri ne qendrat shendetesore. "Keto standarde do fillojne gradualisht, nuk do te jene te prera me thike qe ne nje dite te gjithe infermieret do te hidhen ne rruge. Keto standarde do te fillojne nga qendrat tericare njehere, ku do te kerkohet fillimisht aty te kemi nje kujdes cilesor, pastaj do zbresim ne spitalet rajonale dhe shkalle-shkalle deri ne nivelin e qendrave shendetesore", vijon Skenderi.
Aktualisht, ne vendin tone jane rreth 13 mije infermiere, nga te cilet vetem 4500, jane me kurse apo kane mbatuar shkollen e mesme profesionale. Nje risi tjeter e reformes shendetesore eshte se personeli qe punon ne shendetesi tashme, duhet te mbledhe dhe kredite, nga pjesmarrja ne seminare apo kurse te zhvillimit profesional.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi