Ballsh, vetëhelmohet me fostoksinë 20-vjeçari

Një 20 vjecar është vetëhelmuar me fostoksinë në qytetin e Ballshit. Lajmi u bë i ditur nga policia, e cila bëri me dije se është informuar nga spitali se ka shkuar në gjendje të rëndë shtetasi Erjon Duraj, 20 vjec. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë uniformat blu, të cilat kanë kryer verifikimet e duhura, nga të cilat ka rezultuar se ky shtetas është vetëhelmuar me fostoksinë dhe po merr mjekimin e duhur nga bluzat e bardha. Ndërkaq nuk dihen shkaqet që e kanë cuar të riun në ndërmarrjen e këtij akti.