E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balluku: Monitorim elektronik për konsumin e energjisë! Ndryshojnë procedurat për parqet fotovoltaike

Agjencia e eficencës energjetike do të ketë një instrument elektronik që do të kontrollojë konsumin e energjisë elektrike në mënyrë që në të ardhmen të mund të ndërtojë një plan më të mirë në fushën e energjisë.

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha se kjo do të shërbejë në monitorimin e konsumit të energjisë nga ndërmarrje dhe institucione dhe jo vetëm për të përkthyer më pas rezultatin e tyre në marrje vendimesh në sektorin energjisë.

“Sot miratuam vendimin e platformës së monitorimit dhe verifikimi elektronik për eficencën e energjisë për të ndjekur konsumin e energjisë në të gjithë sektorët dhe për të arritur në rezultatin e masave që duhet të marrim më pas. Agjencia e eficencës energjetike do të ketë një instrument elektronik që do të arrijë të ndërtojë më pas planet për energjinë”, tha Balluku.

Gjithashtu një tjetër vendim është edhe ndryshimi i VKM që përcakton se aplikuesi privat për ndërtimin e parqeve fotovoltaike, ku që në fazën fillestare aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentacionin se ku do e ndërtojë parkun për prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Kjo, sipas Balluku, bëhet që të shmangen eksperimente që bëheshin në të kaluarën kur aplikuesit merrni leje dhe nuk kryenin ndërtimin pasi nuk kishin ndarë vendin ku do të ndërtohej.

“Një tjetër vendim është ai i ndryshmit e VKM që rregullon procedurat e ndërtimit të kapaciteteve të reja të prodhimit të energjike së rinovueshme që nuk janë objekt koncesioni i ndryshuar. Kjo VKM ka pasur disa herë ndryshime pasi sot fushën energjetike është e konsoliduar duke bërë edhe rregullimet e fundit që do e bëjnë sektorin më të fuqinë në kuadrin ligjor dhe do na jap mundësinë të jemi më të shpejtë për certifikimin e lejeve që kërkohen nga subjekte private për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë së rinovueshme.

Shtohet një nën ku dokumentacioni se ku do ndërtohet impianti do paraqitet që në fazën fillestare që deri më sot nuk ka qenë. Duhet dokumenti ku do ndërtohet parku në tokë të blerë apo me qira. Më herët na ka ndodhur ku aplikimet paraprake janë mbajtur nga sektorët privat dhe pa pasur një plan të vërtetë për ndërtimin. Kjo duhet të marrë fund dhe nuk duhet të bëhen më eksperimente”, tha Balluku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›