“Becchetti “/ Balluku: Po cenohet sovraniteti nga një kriminel! Çështjen do e mbrojmë me avokatët më të mirë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku e ka cilësnar biznesmenin italian Francesco Becchetti një kriminel që kërkon të cenojë sovranitetin e Shqipërisë përmes mashtrimeve të tij.
E pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, zonja Balluku, Njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë shtoi se Shqipëria ka të drejtë të mos e marrë parasysh vendimin e Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, që ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian, Francesko Becchetti.
Gjithashtu nënvizoi se qeveria shqiptare do të mbroj vendin nga një kriminel që ka krye krime të faktuara nga gjykatat e të gjitha niveleve në vende të ndryshme të botës, ku është dënuar më 17 vite burg.
Lidhur me çështjen Becchetti, Balluku tha se do paguhen avokatët më të mirë, pasi këtu “cenohet sovraniteti nga një kriminel”.
“Duhet të them nëse i referohemi vendimit të gjykatës supreme të Mbretërisë së Bashkuar, shtetet kanë të drejtë të mos marrin parasysh vendimet e ICSID. Qeveria shqiptare do të luftojë për sovranitetin e këtij vendi dhe do të mbroj vendin nga një kriminel që ka krye krime të faktuara nga gjykatat e të gjitha niveleve në vende të ndryshme të botës. Nuk ka shanse që Shqipëria të merret peng nga një kriminel i këtij niveli. Kur Shqipëria të fitojë këtë luftë më rastin në fjalë do të kemi ndihmuar edhe disa kompani që prej vitesh dhunohen dhe përdhunohen nga të gjithë nga ky kriminel.
Kur vjen puna të mbrojtja e sovranitet është e gatshme të paguaj disa para te avokatët mbrojtës se kështu ndodh. Patjetër do mbrohet me avokatët më të mirë, pasi këtu cenohet sovraniteti nga një kriminel siç ju thash i dënuar nga gjykatat e niveleve të ndryshme të vendeve të ndryshme me 17 vite burg. Dhe kjo është një luftë që ne nuk do e ndalim”, tha Balluku.
Sot në disa media në vend u publikua lajmi se Gjykata e arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian duke e ndëshkuar vendin tonë me pagesën e gjobës mbi 100 milionë Euro plus përqindjet e kamatave dhe shpenzimeve gjyqesore.
/rtsh.al/